Nata e ndërrimit të viteve, policia e mjekët në gatishmëri të lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm 30 orë para ndërrimit të viteve, në gatishmëri të lartë është vënë shërbimi për qytetarët. Me rastin e festave të fundvitit puna e uniformave bluve dhe bluzave të bardha do jetë në disa sektorë.

Puna e sallës operative gjatë ditëve festive është përqendruar tek raportimet në numrin 112, komisariatin dixhital, kamerat e trupit të efektivëve dhe kamerat e kryqëzimeve. Operatorët do koordinohen me efektivët në terren për çdo njoftim të mbërritur nga qytetarët.

Punonjësit e sallës kanë bërë të ditur se gjatë ndërrimit të viteve qytetarët raportojnë për shqetësime nga më të ndryshmet, që nga muzika e lartë në lokalet e natës, për të vazhduar me aksidentet nga konsumi i pijeve alkoolike. Për të gjitha këto raste salla do të jetë e gatshme të dërgojë ekipet në terren.

Një vëmendje të shtuar policia do të ketë koordinimin e punës për parandalimin e fishekzjarrëve. Vitet e fundit ngjarjet me fishekzjarrët janë ulur në krahasim me vitet e kaluara edhe për shkak të ndalimit të shitjes së tyre në prag të festave. Por gjithsesi fishekzjarrët qarkullojnë në duart e njerëzve, më së shumti në duart e adoleshentëve dhe fëmijëve.

Me shërbim të përforcuar do jetë dhe urgjenca mjekësore. Rëndom, në çdo festë të përmasave të mëdha urgjenca merr shumë telefonata për njerëz të intoksikuar nga alkooli, apo që kanë probleme të tjera shëndetësore për shkak të konsumit me tepricë të ushqimeve.

Gjithsesi, nëpër sheshet kryesore të qyteteve, do të ketë të paktën nga një ekip me mjekë, ndihmësmjekë të shoqëruar nga një autoambulancë./Fjala.al/

Të fundit

Kandidati demokrat: “Hajduti mbetet hajdut, si i kuq, si blu”

Aulon Kalaja, kandidati i Partisë Demokratike në Qarkun e Durrësit, në një lidhje direkte me studion e “Ditarit” theksoi...

Theth, banorët kundërshtojnë aksionin e IMT, përplasen me policinë

Dhjetëra banorë të fshatit turistik të Thethit, të cilët kundërshtojnë për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonë, janë përplasur pasditen e sotme me...

Raporti i KE-së për drejtësinë shqiptare: Ndryshe në letër, ndryshe në realitet

Në letër, drejtësia shqiptare ecën përpara... në realitet, hijet e vjetra ende përpiqen të ngadalësojnë hapin e saj. Politikanë që ushtrojnë presion, vendime të...

Automjeti në Maliq përplaset me pemën, e teproi me shpejtësinë

Një aksident i rëndë është shënuar para pak minutash në Maliq. Një mjet tip "Volkswagen" ka "fluturuar" me shpejtësi skëterrë nga rrethrotullimi kryesor i këtij...

A do të kandidojë në zgjedhjet e 2029? Kjo është përgjigjja e Salianjit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në një konferencë për shtyp nga selia blu u pyet nëse do të kandidojë për deputet në zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV