Rama thotë se ka dy fjalë për veten, por flet 1 orë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të gjatë në lidhje me mbylljen e vitit 2019. Ai i’u ka kërkuar ta shohin në sy ndërkohë që ka thanë dy fjalë për veten e tij. Rama është shprehur se nuk është i rënë nga qielli dhe se ka plot të meta por prapë se prapë ai ka gjëra më shumë se ne, pasi është i gjatë.

Kryeminstri e pranon se nuk është i pagabueshëm por nëse e ka bërë një gabim e ka bërë të paqëllimshëm.

“Të dashur bashkëqytetarë duke qenë se i erdhi radha edhe prioritetit të fundit të vitit 2020, kërkoj të më shikoni në sy: dy fjalë për veten time. Nuk jam i rënë nga qielli, nuk kam menduar ndonjëherë se jam pa të meta, përkundrazi kam më shumë se ju, ndoshta sepse jam i gjatë. Nuk më ka thënë mendja se jam i pagabueshëm, probabilitetin e gabimit e kam më të madh se sa ju por asnjëherë nuk e kam bërë në këtë detyrë një gabim të qëllimshëm për të përfituar. Kush më njeh më nga afër, kush punon me mua e di se nuk këmbëngul në një drejtim apo opinion të gabuar.

I dëgjoj argumentet, kur janë bindëse tërhiqem, kam kërkuar dhe ndjesë publike në ndonjë rast të caktuar, nuk më kujtohet se e ka bërë ndonjë paraardhësi im por nuk është ky metri me të cilin mat veten. Jo të gjitha gjërat që kam premtuar i kam mbajtur në kohë por në asnjë rast të vetëm nuk kam premtuar diçka duke e ditur që nuk bëhet, për të kaluar radhën, kurrë. E para sepse nuk jam nga soji i politikanëve që gënjejnë për vota por jam i racës së atyre që në politikë i ka futur ëndrra për ndryshim.

Lexo edhe :  Basha kërkon kontributin e qytetarëve/ Të ndërtojmë së bashku një alternativë të re

Pse do duhej të gënjeja, të premtoja gjëra që nuk i besoj as vetë kur me forcën politike që udhëheq kundërshtarët mund t’i mundja edhe me çerekun e premtimeve që kam bërë. Nuk jetoj për të fituar, fitoj sa për të jetuar. Këtë detyrë që kam e jetoj si privilegjin më të madh që mund t’i jepet njeriut të udhëheq popullin e vet në rrugën e së ardhmes. Unë nuk jam armik i fjalës së lirë por armik i betuar i vulgaritetit e injorancës.

Meqë jemi këtu as nuk kam menduar, as nuk kam kërkuar dhe as nuk kam mbështetur ndonjë ligj që kufizon lirinë e shprehjes por një ligj që i jep mundësinë viktimave të shpifjes të mbrohen. As një gjemb në këmbë nuk i fut botuesve e gazetarëve por i kujton se liria e tyre nuk është armë për të cenuar dinjitetin njerëzor. Shumëkujt i dukem arrogant se besoj tek bindjet e mia, mbase kokëfortësia për t’i shkuar bindjeve të mia, mbase dhe jam por nuk i shmangem përgjegjësive”, -tha ndër të tjera Rama./Fjala.al

Të fundit

Rama-Bardhi “çoroditje” në SPAK, as denoncim, as hetim

Prokuroria e Posaçme (SPAK) vendosi dje të mos regjistrojë padinë për shpifje të Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit kundër...

Gjobë kush nuk voton

Në propozimet e grupimit të opozitës për ndryshimin e Kodit Zgjedhor aktual, është edhe pika e “votimit të detyruar”. Ndonëse nuk përcaktohet masa ndëshkuese,...

Horoskopi për ditën e sotme, ja çfarë parashikojnë yjet për ju

Dashi Gabime të vogla mund të zgjidhen lehtësisht, ndaj mos u përfshini nga paniku në vendin e punës. Tregohuni sa më të sigurtë në veten...

Nuk ka befasi, Manchester City shkatërron Brightonin dhe merr kryesimin e Premier League

Manchester City me shpejtësi maksimale në sprintin final të sezon. Kampionët në fuqi të Premier League-s fituan thellë 4-0 në fushë e Brightonin dhe...

Lajme të tjera

Web TV