Nga Sneijder tek Eto’o, superformacioni i lojtarëve të dalë në pension

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa nga emrat më të mëdhenj të historisë së futbollit vendosën këtë vit që të varnin takat në gozhdë dhe të dilnin në pension duke mbyllur fazën e lojtarit.

Disa prej futbollistëve që i dhanë fund karrierës si lojtarë janë të gatshëm për të startuar një fazë tjetër në jetën e tyre, atë të trajnerit.

“Tranfermarkt”, faqja gjermane për informacion të futbollit në “Instagram”  ka bërë një superformacion me 11 lojtarët më të mirë të dalë në pension gjatë këtij vit.

Në këtë formacion janë përfshirë kampionë bote, fitues të ligave shtetërore  e të Ligës së Kampionëve, të cilët kanë arritur të marrin fitore të shumta gjatë periudhës që kanë qenë aktivë.

Në portë është zgjedhur çeku Petr Cech, mbrojtës janë francezi Patrice Evra, italiani Andrea Barzagli dhe anglezi Ashley Cole.

Mesfusha sundohet nga gjermani Bastian Schweinsteiger, spanjolli Xavier Hernandez Creul, ylli i Holandës Wesley Sneijder dhe holandezi tjetër Arjen Robben.

Ndërsa, në sulm janë zgjedhur emra si ai i afrikanit Samuel Eto’o, spanjollit Fernando Torres dhe në fund sulmuesi i holandez Robin van Persie./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Tregjet “mbyten” me marka luksoze. Qytetarët: Paguajmë imitimet si origjinale

Veshja të markave më në zë, çanta "Louis Vuitton" për 40 euro, pantallona "Hugo Boss" me 20 euro, atlete...

Myslimanët festojnë Kurban Bajramin, KMSH: Falja do bëhet mëngjesin e të premtes

Kurban Bajrami do të falet mëngjesin e të premtes (6 qershor), në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Njoftimin e ka bërë me dije ditën...

Simone Inzaghi bëhet trajneri më i paguar në botë, ja kush e ndjek

Simone Inzaghi fluturoi drejt Riadit për të nisur një aventure të re në Arabinë Saudite, tek ekipi i Al Hilal. Inzaghi do të firmos...

“Gaza, më keq se ferri në tokë”, s’ka ushqim për banorët e uritur

“Gaza është bërë më keq se ferri në tokë”. Janë fjalët e presidentes së Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Mirjana Spoljaric, e cila...

“Dua të mësoj dorën”, Tafani zbërthen vrasjen e Fridman Xhaferrit: E hodhëm në rezervuar

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka dëshmuar ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme lidhur me vrasjen e Fridman Xhaferrit nga grupi i...

Lajme të tjera

Web TV