“Plas në Kuçovë”, Policia sekuestron 245 kapsolla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit është duke vazhduar kontrollin në të gjithë vendin, për sekuestrimin e lëndëve piroteknike dhe procedimin penal të personat që i shesin.

Policia njofton se kanë sekuestruar në Pogradec 200 kapsolla dhe në Kuçovë 245 kapsolla, ndërkaq janë proceduar penalisht 4 persona dhe tre të tjerë janë proceduar administrativisht.

Njoftimi i plotë 

“Vijon kontrolli në të gjithë vendin për sekuestrimin e lëndëve piroteknike.

Sekuestrohen në Pogradec 200 kapsolla dhe në Kuçovë 245 kapsolla.

Po gjatë javës që kaloi, në të gjithë vendin janë sekuestruar rreth 8500 kapsolla e 200 fishekzjarrë.

Janë proceduar penalisht 4 shtetas dhe 3 të tjerë janë proceduar administrativisht.

Në zbatim të urdhrit të tre ministrave, nr. 661, datë 13.12.2018, “Për ndalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve dhe përdorimin civil, që rrezikojnë sigurinë publike”, nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim edhe me shërbimin zjarrfikës ka vijuar kontrolli i pandërprerë në subjekte të ndryshme dhe tregje me shumicë e pakicë, me qëllim evidentimin dhe sekuestrimin e lendeve piroteknike dhe fishekzjarrëve.

Gjate javës që kaloi janë kontrolluar 4345 subjekte dhe janë konstatuar mallra fishekzjarrë apo lëndë piroteknike.

Si rezultat i kontrolleve në qarqet Dibër, Tiranë, Gjirokastër, Korçë e Berat, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 8500 kapsolla dhe 200 fishekzjarrë. Në lidhje me këto raste janë proceduar penalisht 4 shtetas, si dhe 3 të tjerë janë ndëshkuar me masë administrative nga shërbimi zjarrfikës.

Me qëllim që nata e ndërrimit të viteve të kalojë pa probleme për sa i përket lëndëve piroteknike, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 e Komisariatin Dixhital çdo rast të tregtimit apo përdorimit të kapsollave, fishekzjarrëve dhe çdo rast të paligjshmërisë.”/Fjala.al

Lexo edhe :  Dokumenti, Donald Trump firmos urdhrin e ri për Shqipërinë dhe rajonin

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/579098476209337/?__xts__[0]=68.ARCSfE5LvYRhcr0J3ptYYg03cAUATiHBT4IuGftmD_b7lcSPriEaM74kHAfhBoqhJiT2X92w085uRLB9zheQ0E_qzEEP0OPEEc-1_JIMyvn35-xvLqhWgDdRxOw6FKM_tJomicsiGflMpo8eYb8DuCotEyT6e-HfF0SemKUNmAAG_ASp9dVoMS4taKwfraQciUeA6UAcSMrldftZgC3kp0lK1wG2uClJMXpjsocVsLdXXZN1DC4d0Zklw6zHzK5q1Hsafd77BKQalQp6GJ86CannvYzLeL_gR-8o16LISEgNISE_bA9KppYpfLKRodCWq2TLDefzOnmaS373a1EvlZ0f1tmyTyqQPnmjBOUI&__tn__=-R

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV