Vendimi/ Shtyhet afati i përdorimit të pasaportave diplomatike

Vlefshmëria e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit është shtyrë me një vendim të Këshillit të Ministrave. Vendimi i marrë së fundmi rrëzon vendimin e marrë më 12 qershor kur u vendos se “formati ekzistues i pasaportës diplomatike dhe shërbimit është i vlefshëm deri në datën 31 dhjetor 2020”.

Me vendimin e ri ky afat është shtyrë deri më 31 dhjetor të 2021.

Pika 14 ishte më e kundërshtuara ku parashikohej se: “Subjektet, që janë pajisur me pasaporta diplomatike apo shërbimi përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi, kanë të drejtë të përdorin pasaportat përkatëse deri në datën 31 dhjetor 2019.”

Me vendimin e ri është ndryshuar: “Subjektet, që janë pajisur me pasaporta diplomatike apo shërbimi përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi, kanë të drejtë të përdorin pasaportat përkatëse deri në datën 31 qershor 2020.”

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve e kishte kundërshtuar gjyqësisht vendimin e qeverisë për heqjen e pasaportave diplomatike me pretendimin se po cenohej statusi i gjyqtarëve dhe se VKM-ja e datës 12 qershor 2019, sipas gjyqtarëve, ishte e paligjshshme.

Gjithsesi, ankimimi i Shoqatës u rrëzua në Gjykatën Administrative, por së fundmi është Qeveria që ndërhyn për të shtyrë afatin e përdorimit.