1 janari, ja si u përcaktua dita e parë e vitit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ishte kalendari Gregorian i cili përcaktonte 1 janarin si ditën e parë të fillimit të vitit. U desh shumë kohë derisa data 1 janar të pranohej botërisht si standard i fillimi të Vitit të Ri.

Viti i Ri është koha në të cilën një vit i ri kalendarik fillon numërimin. Në shumë kultura, kjo festë festohet në të njëjtën mënyrë. Viti i Ri i kalendarit gregorian, sot në përdorim në mbarë botën, bie në 1 janar, ashtu siç ndodhte edhe me kalendarin romak. Ka kalendarë të shumta që mbeten në përdorim rajonal që e llogarisin Vitin e Ri ndryshe. Sipas traditës katolike, 1 janar është dita e rrethprerjes së Jezusit (në ditën e tetë nga lindja e tij), atëherë kur iu vu edhe emri. Për babilonasit, viti i ri fillonte me rilindjen e Tokës, domethënë me pranverën.

Përse viti i ri festohet në dimër, në datën 1 janar

Sepse romakët antikë, vazhdonin të festonin vitin e ri në marsin e vonuar, por kalendari i tyre ishte i ‘sinkronizuar’ me diellin. Kështu Jul Cezari, në vitin 46 para Krishtit, krijoi atë që ende edhe në ditët e sotme është i njohur si kalendari Julian, që stabilizonte fillimin e vitit të ri ditën e parë të vitit, pra në një janar. Këtë ditë romakët ftonin miqtë e tyre dhe shkëmbenin dhuratë një vazo të bardhë me mjaltë, dhe gjëra të tjera që ishin urim për fat dhe lumturi. Këtu ekzistonte dhe imazhi i Dea-s, e cila kishte domethënien e fatit dhe të lumturisë. Në shumë vende evropiane, përdornin kalendarin Julian. Ndërsa të tjerët e festonin vitin e ri sipas kalendarit të tyre për shembull në 1 mars (Viti i Ri në Romën Republikane) 25 dhjetor (Krishtlindjet). Vetëm me përdorimin universal të kalendarit Gregorian (nga emri i papës Gregorio XIII, i cili e ideoi në vitin 1582), data e 1 janarit shënon fillimin e vitit të ri duke u bërë një gjë e përbashkët për të tërë.

Data 1 janar është pranuar relativisht vonë në kulturën perëndimore si dita e parë e vitit. Deri në vitin 1751 në Angli dhe Uells (dhe të gjitha zotërimet britanike) viti i ri fillonte më 25 mars. Ndryshimi u bë në vitin 1600 në Skoci. Gjatë mesjetës disa ditë të tjera janë marrë si ditë të fillimit të vitit kalendarik (për shëmbull 1 marsi, 25 marsi, Pashkët, 1 shtatori, 25 dhjetori). Në shumë vende, të tilla si Republika Çeke, Italia dhe Britania e Madhe, 1 janari 1 është festë kombëtare.

Lexo edhe :  600 vende në administratë dhe institucione publike/ Rama thirrje të rinjve të aplikojnë

Me përhapjen e kulturës perëndimore në shumë vende të tjera në botë gjatë shekujve të fundit, kalendari Gregorian është miratuar nga shumë vende të tjera si kalendar zyrtar, si dhe data 1 janar e Vitit të Ri është bërë globale, madje edhe në vende që kanë datën e tyre të fillimit të Vitit të Ri si Kina dhe India.

Ku ndryshonte kalendari Julian nga ai Gregorian

Kalendari Julian fillon të përdoret për herë të parë – i paraqitur nga Jul Cezari, u bë kalendari mbizotërues në shumicën e Evropës, dhe në vendbanimet evropiane në Amerikë e gjetkë, deri më 1582 me krijimin e kalendarit Gregorian (propozuar nga Papa Gregori i XIII). Dallimi në gjatësinë e vitit në mes dy kalendarëve është 0.002 %. Kalendari Julian ka një vit të rregullt me 365 ditë të ndara në 12 muaj. Dhe një ditë e brishtë i shtohej në muajin shkurt çdo katër vjet, për të matur vitin tropikal (diellor). Edhe pse astronomët e lashtë e kishin ditur se viti tropikal ishte disa minuta më i shkurtër se sa 365, 25 ditë, Kalendari Julian nuk e bënte këtë korrigjim. Si rezultat, viti kalendarik fitonte rreth tre ditë çdo katër shekuj, në krahasim me kohët e vëzhguara me eklipset dhe stinët. Kjo mospërputhje u korrigjua në kalendarin e reformuar Gregorian në vitin 1582. Kalendari Gregorian ka të njëjtët muaj dhe gjatësi muajsh të kalendarit Julian, por fut ditët e brishta në bazë të një rregulli tjetër. Si pasojë, kalendari Julian është 13 ditë pas kalendarit Gregorian; për shembull, 1 janar në Kalendarin Julian është 14 Janar në atë Gregorian. Kalendari Gregorian, i quajtur edhe Kalendari Perëndimor ose Kalendari i Krishterë, është ndërkombëtarisht i pranuar dhe i njohur nga institucionet të tilla si Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimi Postar Universal. Në fund të viteve 1930 edhe Turqia që kishte hyrë në udhën e modernizimi, hoqi dorë nga kalendari Julian dhe filloi të perdorë kalendarin Gregorian; kjo është edhe arsyeja që shpesh, mes disa njerëzve, Kalendari Julian quhet “alla-turka” dhe ai Gregorian “alla-franga”.

Të fundit

Sistemi “Patriot” drejt Kievit, Trump përgatitet për goditjen e radhës kundër Putinit

Presidenti Donald Trump po shqyrton opsionet e dërgimit të një sistemi shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë, pasi...

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë një plan të koordinuar për...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Lajme të tjera

Web TV