Tentoi të zëvendësonte “Zotin”, dënohet shkencëtari kinez

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me tre vjet burg është dënuar në Kinë një shkencëtar, i cili pretendon se ka realizuar edhe ngjizjen e foshnjave të para në botë me anë të ndryshimit të gjeneve.

Vitin e kaluar, shkencëtari He Jiankui tronditi komunitetin shkencor, duke njoftuar lindjen e vajzave binjake, gjenet e të cilave mendohet se ishin ndryshuar për të krijuar imunitet ndaj virusit të Sidës HIV. Ai u gjobit gjithashtu me tre milion juanë (430,000 dollarë), njoftoi agjencia e lajmeve Xinhua.

He Jiankui, i cili ka mbaruar Universitetin Stanford në Kaliforni, u dënua nga një gjykatë në Shenzhen për “kryerje të paligjshme të ndryshimit të gjeneve në embrionin njerëzor të destinuar për riprodhim”, tha agjencia Xinhua.

Dy studiues të tjerë që punonin me të u dënuan po ashtu. Sipas agjencisë, që citonte vendimin gjyqësor, të tre ata nuk kishin kualifikimin e nevojshëm për të punuar si mjekë dhe kishin shkelur me vetëdije rregullat dhe parimet etike të Kinës.

Gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura pasi çështja kishte të bënte me “privatësi personash”, tha Xinhua.

Të fundit

Aksident fatal në Sarandë/ Dalin fotot e dy motrave që humbën jetën

Del fotot e dy motrave që humbën jetën në aksident mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë – Delvinë. Si pasojë...

Vdekja si zile zgjimi

Sa herë ndërron jetë dikush që njohim, apo një figurë publike, tema e vdekjes është në mendje të gjithkujt. Ai është dënimi i parë...

1945: Vrasja e Xhon Bërç, viktima e parë e Luftës së Ftohtë

Në gusht të vitit 1945, bota sapo kishte hyrë në një fazë të re historike. Lufta e Dytë Botërore kishte marrë fund pas dorëzimit...

Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në disa zona/ Parashikimi i motit sot

Ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa nga orët e...

Murrizi-gazetarëve: Lul Morina nuk është ‘ushtar’ partie

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar sot pas lajmeve në disa portale lidhur me situatën mes biznesmenit Lul Morina dhe një gazetari. Përmes një postimi në...

Lajme të tjera

Web TV