Djemtë e Partizanit me trajner të ri, ja cili do jetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Adolfo Sormani do të jetë trajneri i ri i Partizanit. Top Channel bën të ditur se sipas burimeve të tij menaxheri i trajnerit ka pasur një takim ditën e sotme me drejtuesit e klubit të kuq dhe pas disa orësh bisedime kanë arritur akordin.

I pranishëm në takimin me drejtuesit e klubit ka qenë edhe vetë Sormani.

Në orët në vijim pritet që dhe klubi të zyrtarizojë trajnerin i cili do të jetë sëbashku me skuadrën dhe stafin e tij në Antalya për fazën përgatitore që Partizani e nis me 4 janar.

Sormani ka një karrierë të pasur si trajner. Italiani ka drejtuar akademinë e Juventus nga viti 2007-2010. Në 2011-2012 ka drejtuar akademinë e Napolit.

Në vitin 2012-2013 ka qenë asistent trajner tek ekipi anglez Watford. Në vitin 2016 ka drejtuar edhe Partizanin.

Me emërimin e Sormanit Partizani synon daljen nga kriza dhe rikthmin tek rezultatet pozitive dhe pretendimi për titullin kampion.

Të fundit

“Parajsa e pazbuluar e Evropës”/ Plazhet e Shqipërisë, si në Greqi dhe Kroaci

Shqipëria rekomandohet si një destinacion për tu vizituar gjatë verës .Platforma ndërkombëtare  Travel and Towrs world analizon lehtësitë e...

Djemtë tanë (nuk) shkojnë ushtarë…

Nga Kristaq Xharo* Lajmi i fundit: Serbia deklaroi dje hyrjen në fuqi të ligjit për shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Kroacia nuk duket se do e...

Pas vapës ekstreme, përmbytje/ Veriu i Italisë nën ujë, shtyhen 13 fluturime në Lombardi

Reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta kanë përfshirë që nga mëngjesi i sotëm rajonin e Lombardisë në Itali, duke shkaktuar probleme të...

PSG dhe Bayern përplasen në çerekfinalen e Botërorit të Klubeve, formacionet zyrtare

Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich përballen me fillim nga ora 18:00 në fazën çerekfinale të Kupës së Botës për Klube.  PSG siguroi kualifikimin në këtë...

Mes protestave në Serbi, Vuçiç përuron në heshtje autostradën “Milosh i Madh”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka inauguruar sot në mënyrë të fshehtë dhe pa praninë e mediave një segment të rëndësishëm të autostradës “Milosh...

Lajme të tjera

Web TV