Kroacia merr Presidencën e BE-së, Ruçi: Kjo është mundësia e Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçika dërguar një letër urimi për homologun e tij kroat Gordan Jandrokovic për marrjen e Presidencës së BE-së nga Kroacia.

Në mesazhin drejtuar Jandrokovic, Ruçi shprehet se Preseidenca kroate është mundësi shumë e mirë për Shqipërinë e Ballkanin Perëndimor.

.“Është një sprovë e vështirë, por edhe domethënëse dhe bukur që vetëm shtatë vjet pas pranimit si anëtare e familjes europiane, vendi ynë fqinj, mik dhe partner, merr kryesimin e saj”,-shprehet kryeparlamentari shqiptar.

Më tej ai thekson faktin se vendi ynë ka besim te Qeveria e Kroacisë dhe se pret që t’i kushtohet vëmendja që i takon vazhddimësisë se axhendës evropiane të Shqipërisë.

“Ne kemi besim se Parlamenti dhe Qeveria e Kroacisë si edhe Ju personalisht, siç edhe e kini shpallur, do t’i kushtoni vëmendjen që i takon avancimit të agjendës europiane të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor”-shkruan Gramoz Ruçi.

Mesazhi i plotë:

“I dashur Gordan,

Me rastin e fillimit të Presidencës Kroate të Bashkimit Europian, kam kënaqësinë që në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal tJu uroj Ju dhe Parlamentin e Kroacisë realizimin me sukses të kësaj sfide.

Është një sprovë e vështirë, por edhe domethënëse dhe bukur që vetëm shtatë vjet pas pranimit si anëtare e familjes europiane, vendi ynë fqinj, mik dhe partner, merr kryesimin e saj.

Shqipëria ka pritur me entuziazëm dhe besim prioritetet e Presidencës Kroate, bërë të njohura nga Ju dhe autoritetet e larta shtetërore: Europë që zhvillon, Europë që lidh, Europë që mbron, Europë që ndikon, sipas vizionit “Një Europë e fortë, në një botë plot sfida”.

Ky vizion dhe këto prioritete janë në koherencë me Agjendën e Re Strategjike të Këshillit Europian, 2019-2024, dhe Direktivat Politike të Komisionit Europian.

Lexo edhe :  Vala e lëvizjeve në nivel tjetër/ Shkundje edhe strukturave të kontrollit të territorit

Ne kemi besim se Parlamenti dhe Qeveria e Kroacisë si edhe Ju personalisht, siç edhe e kini shpallur, do t’i kushtoni vëmendjen që i takon avancimit të agjendës europiane të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.

Siç edhe kemi pasur rastet të diskutojmë gjatë takimeve tona të shpeshta kohët e fundit, Kuvendi, Qeveria, institucionet dhe qytetarët e Shqipërisë janë përfshirë në një agjendë reformash të guximshme gjithëpërfshirëse kombëtare në prioritetet kyçe të integrimit dhe kanë arritur rezultate të dukshme, të prekshme e të vlerësuara nga Parlamenti dhe Komisioni Europian, të cilët rekomanuan çeljen e negociatave të anëtarësimit në mbledhjen e tetorit 2019.

Edhe pse Këshilli Europian nuk arriti të rekomandonte çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në mbledhjen e 17-18 tetorit 2019, kjo nuk na ka dekurajuar, por përkundrazi, na ka mobilizuar më shumë dhe na ka rritur ndjenjën e përgjegjësisë për integrimin europian të Shqipërisë.

Unë shpreh bindjen se Presidenca Kroate do të jetë Presidenca e përshpejtimit të integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe se gjatë Presidencës Suaj do të çelen negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë.

Kroacia do t’ia arrijë me siguri që vendet skeptike të kapërcejnë barrierat konceptuale jorealiste dhe t’i bind ato se rajoni ynë është një vlerë e shtuar e Bashkimit Europian dhe qytetërimit perëndimor.

Më lejoni, i nderuar koleg, që bashkë me përgëzimet për një Presidencë Kroate të sukseshme, tJu uroj Gëzuar Vitin e Ri 2020.”, shkruan në letrën e urimit Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi./Përgatiti: Fjala.al/

 

 

Të fundit

Rama për zjarret: Dy ditë e net ekstremisht të vështira, flakët kanë qenë të pamëshirshme

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri mbi situatën e zjarreve në vend, duke theksuar se dy ditët e fundit...

Mbrojtja thirrje urgjente për banorët e Nartës dhe të Delvinës: Evakuohuni menjëherë!

Pas situatës së vështirë me zjarret në Nartë të Gramshit dhe në Delvinë, Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë një tjetër thirrje për evakuim për...

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, mbetet në fuqi masa e arrestit në burg

GJKKO ka rrëzuar sot, gjatë séances së radhëskërkesën e ish presidentit Ilir Meta për të ndryshuar masën e sigurisë “arrest në burg”. Kërkesa u shqyrtua...

“Mbi 10 mijë forca në terren”, Çako: Në luftë me flakët edhe qindra vullnetarë!

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka folur për Euronews Albania në lidhje me situatën kritike të krijuar nga zjarret që kanë përfshirë vendin...

Takimi me Putin, Trump do shkojë pa ekspertë për Rusinë në krah

Përshtatur në shqip, artikull i Financial Times Në vitin 2018, kur Donald Trump mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij rus...

Lajme të tjera

Web TV