Shqipëria merr presidencën e OSBE-së, gëzohet Ukraina

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria ka marrë kryesimin e OSBE me 1. janar nga Sllovakia. OSBE e ka selinë e vet në Vjenë, ndërsa pjesë e kësaj organizate janë 57 vende të Evropës, Amerikës së Veriut dhe Azisë. Detyrat e OSBE-së janë të shumta – prej vëzhgimit të zgjedhjeve, luftës për lirinë e shtypit, mbrojtjes së të drejtave të minorieteteve e deri tek misioni vëzhgues në lindje të Ukrainës dhe misione të tjera.

“Shqipëria është e vendosur që të japë kontributin e vet për stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit”, ka deklaruar ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, në korrik në Vjenë.

Ndërkohë, Ukraina vlerëson faktin që Shqipëria do të mbajë për një vit Presidencën e OSBE. Kjo organizatë i ka kushtuar një vëmendje të madhe konfliktit në lindje të Ukrainës, ndërkohë që edhe Presidenca shqiptare do të bëjë të njëjtën gjë.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Vadym Prystaiko ka deklaruar: “Unë e përgëzoj Gent Cakaj për marrjen e përgjegjësive të kryesisë së OSBE-së në vitin 2020. Ne e mirëpresim kryesinë e Shqipërisë pasi OSBE-ja luan një rol kritik dhe të rëndësishëm për të sjellë paqen në Ukrainë”.

Parandalimi dhe zgjidhja e konflikteve, me fokus të veçantë krizën në Ukrainë është një nga prioritetet e Presidencës shqiptare të OSBE. Në lindje të Ukrainës, separatistët rusë vazhdojnë të sfidojnë autoritetin e Kjevit, duke kërkuar pavarësi ose bashkim me Rusinë.

Nga 1 janari 2020, Shqipëria kryeson Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), në një kohë kur edhe vetë është në krizë.

Të fundit

Më e fortë se parashikimi, stuhia gjeomagnetike godet Tokën

Stuhia gjeomagnetike e parashikuar për sot më 16 Prill ka goditur fushën magnetike të Tokës një ditë më parë...

Kura natyrale për pastrimin e mëlçisë dhe organizmit në pesë ditë

Mëlçia është organi që kryen disa prej funksioneve më thelbësore në organizëm. Ajo shërben si baza e çdo procesi të metabolizmit. Mëlçia filtron gjakun, prodhon enzima,...

Rama batuta me vajzat: Fuqinë përdoreni për djemtë e lëkundur, kush voton kënetën lëreni

Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat me vajzat që votojnë për herë të parë, duke i kërkuar atyre që të përdorin fuqinë tërheqëse...

Çfarë problemesh kanë qytetarët e Tiranës para 11 majit?

Barometri Euronews-Albania ka sjellë për publikun matjet e dyta politike për Qarkun e Tiranës. Në këto matje janë pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë brenda...

Video/ Panik në oqean: Një kroçiere me turistë goditet nga dallgët gjigante

Një kroçiere ekspedite, Ocean Explorer, kaloi Ngushticën e rrezikshme të Drake-ut dhe u godit nga dallgë deri në 12 metra të larta, duke shkaktuar...

Lajme të tjera

Web TV