Refleksion/ Ditët e kafeneve të administratës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

2020-ta do të jetë një vit i mbarë për shqiptarët e administratës. Tym fare. Dhe kjo mbarësi filloi që prej datës 1 janar e cila në kalendar shënohet me ngjyrë të kuqe. Pra një ditë pushimi, e ligjëruar. Është njëlloj si të futesh me këmbën e djathtë në shtëpinë e re që të të eci mbarë. Lere pastaj kur dita e parë e pushimit shoqërohet edhe me ditën pasardhëse. Se këtë vit, na ka qëlluar që administratës i mbeten vetëm dy ditë pune për të bërë më pas dy ditë të tjera pushim. Prandaj me një VKM të thjeshtë dhe fare pa pretendime, pushimet e administratës plotësohen me katër ditë të tjera. Gjithsej 5 ditë pushim.

Standard fare.

Dhe kjo vlen vetëm për administratën, se gazetarët e kamerierët as që bëjnë pushim në këto ditë festash. Ata janë në krye të detyrës.

Nuk ka faj ai “i gjati” kur thotë se janë leshu rrobt me hy në punë në administratë. Se administrata ka të mira boll. Dhe ujqërit e vjetër ia dinë hilet punës.

Pas fillimit të mbarë me 5 ditë pushim, vijnë beneficet e tjera pa kursim. Dhe ja të bëjmë një llogari të thjeshtë e cila nuk ka nevojë as për makinë llogaritëse dhe as për programin exel:

14 ditë festash, 7 – 8 prej të cilave janë festa fetare, nja tre ditë hyjnë te festat pagane dhe një katër të tjera janë ditë festash administrative që fillojnë prej krijimit të shtetit, bashkë me 1 majin e Ditës Ndërkombëtare të Proletariatit.

Pas kësaj vjen llokma e madhe, nja 20 ditë pune që merren si “leje e zakonshme” ku bashkë me fundjavat të sanksionuara me ligj shkojnë 28 ditë.

Fiks një muaj.

Ndërkohë viti ka 52 javë të plota, të barabarta me 104 ditë fundjava. Ndër këto 8 ditë merren me zbritje se i kanë kaluar muajit pallë të lejes së zakonshme. Këtu po kursej të numëroj dhe ca bishta, si në rastin e dëmshpërblimit shtetëror që sakrifikon ditën e hënë nëse një festë qëllon të bjerë në ditën e pushimit zyrtar, por edhe festat si 14 shkurti apo 7-8 marsit që  bëhen “de facto” pushim edhe pse nuk janë shënuar me të kuqe në kalendarin zyrtar.

Pra me një llogari të thjeshtë ndër 365 ditët kalendarike të vitit, nja 145 prej tyre kalohen në relaks të plotë, apo duke shëtitur kafe më kafe, për t’u çlodhur e marrë veten.

Lexo edhe :  Sërish vjen 10 shkurti

Nejse, kur t’i jep qeveria ditët e pushimin s’ke pse të mos ia marrësh më gjumë. Veç ne je idiot e të bësh të kundërtën. Apo më keq akoma, si dikur, të ngrihesh në mbledhjen e kolektivit për të rritur normat.

Deri këtu nuk mund t’i hash haku njeriu se “të vret Zoti”.

Por nëse guxon të thuash me zë të lartë se kjo është disi e tepruar, pasi ka dhe sektorë të tjerë të jetës publike në vend që nuk e kanë një privilegj të tillë, të kthehen plot mllef për të shpjeguar me detaje se, vite më parë, kaq shumë janë lodhur e kanë djersitur duke punuar për të ndërtuar socializmin në vend, me të “diela vullnetare” e “ditët e Enverit”, dhe nuk doli kurrkund ndonjë gjë e hairit, sa tani e kanë hak që më shumë se një të tretën e vitit ta bëjnë pushim e të mos u lëvizë qerpiku.

Për këtë arsye, dhe jo për punë lekësh e rrogash, – se administrata nuk dallohet për norma të larta pagash, – shumë nënshtetas të kësaj Republike bëjnë çmos të marrin një pozicion në administratën publike. Përpos kësaj ideja se në zyrat e shtetit mund të punosh sa ta shohësh të arsyeshme e mund të qëndrosh në kafe sa të të dojë qejfi është kthyer në një “legjendë urbane” dhe shihet me zili nga pjesa tjetër. Ndërkohë, në raportin “ditë pushimesh – orë pune”, administrata shqiptare ia kalon edhe disa vendeve të zhvilluara perëndimore edhe pse në statistika për nga ecuria ekonomike është e fundit në listë.

Viti 2020 ka po të njëjtin trend, dhe nuk ndryshon aspak nga të mëparshmit, me përjashtim të faktit që këtë herë do të sakrifikohen nja katër a pesë të hëna, meqenëse ca nga festat e zyrtarizuara bien në fundjavën e pushimin.

Lum si punonjësit e administratës, se me sektorët e tjerë të punës në vend as që mendohet se mund të ndodhi kështu.

Shkurt ajo që pëlqejnë shqiptarët sot dhe jo vetëm, është: sa më pak kohëqëndrimi në punë dhe ca më shumë se kaq në kafe. Ndaj radha për të hyrë në një punë shtetërore do të jetë gjithmonë e gjatë, ndërsa makinacioni për t’u përshtatur si militant i një force politike do të sofistikohet edhe më shumë.

Leonard Veizi/Fjala.al/

Të fundit

Futbolli në zi, ndërron jetë ish-lojtari i kombëtares

Ish-futbollisti i Torinos dhe Xhenoas, Aldo Agropi, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Në karrierën e tij si futbollist ka...

Gerta shpërthen ndaj Livias! “Tjetri i martuar, ndërkohë ti…”

Tensionet vazhdojnë të rriten brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ndërsa një debat i ashpër mes Livias dhe Gertës mori një kthesë emocionuese. Gerta...

Mbrojtja në 2025, rritje e pagave për ushtarakët dhe ringritje e industrisë ushtarake

Buxheti i vitit 2025 për mbrojtjen parashikon një total prej 52,7 miliard lekësh, që përbën një rritje prej 4,6% krahasuar me vitin 2024. Ky është...

E vërteta e FOTOS së Parashqevi Simakut në pritje të takimit të shumëpritur me djalin

Pas 15 vitesh ndarje, këngëtarja e njohur shqiptare Parashqevi Simaku do të ribashkohet me djalin e saj, Luka. Ky takim emocionues do të mundësohet...

Rama ndan pamjet: Sokakët e Gjirokastrës nën rrezet e diellit të janarit

Vizitorë të shumtë kanë mbushur lokalet dhe rrugët e kalldrëmta të Gjirokastrës në këto ditë festash. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga...

Lajme të tjera

Web TV