Tirana nis përgatitjet, ja tre miqësoret që do zhvillojë në Turqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skuadra e Tiranës do t’i rikthehet ditën e nesërme stërvitjes për fazën e dytë të sezonit 2019-2020.

Ky lajm është bërë publik nga faqja zyrtare e bardhebluve përmes një postimi në “Facebook”, ku theksohet fakti se kryeqytetasit do të nisen për në Turqi ku do zhvillohet faza përgatitore e dimrit.

Në këtë stërvitje Tirana rikthehet pas pushimeve të festave të fundvitit, ku lojtarët kanë qëndruar për disa ditë larg fushës së blertë.

Në njoftim thuhet se bardheblutë do të udhëtojnë  drejt Antalias ditën e djelë, ku përveç stërvitjes intensive do të zhvillojnë edhe tre takime miqësore.

Skuadra e Superligës shqiptare do të luajë me Alaniaspor në datën 8, Mezokovezdi në datën 11 dhe Koroan Kielçe më 15 janar.

Kujtojmë që në krye të Tiranës pak ditë më parë u konfirmua Emanuele Egbo, i cili në tre ndeshjet e fundit kishte qenë trajner provizor./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV