Ndryshimi ekstrem i motit, ja ditët që duhet të bëni kujdes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke nisur nga dita e hënë, Shqipëria do të përfshihet nga masat ajrore të acarta që kanë mbuluar Evropën Qëndrore, Gjermaninë, Zvicrën e Francën.

“Presim që ky ajër të zbresë drejt Ballkanit. Parashikohet të qëndrojë shumë pak. Të hënën dhe të martën temperaturat do të shkojnë në vlerën minimale në -11, -12 gradë celsius në zonat malore, kryesisht verilindja dhe juglindja presin këto temperature në ndonjë zonë të veçantë”, u shpreh sinoptikania e meteoalb, Lajda Porja.

Edhe bregdeti dhe zona e ulët do të kenë temperature të ulëta. Edhe në Tiranë pritet që gjatë këtyre dy ditëve të shkojë edhe në -2 gradë dhe vlerat maksimale të jenë jo më shumë se 11- 12 gradë, këto vlera do të jenë deri ditën e mërkurë.

Më pas do të kemi rritje të temperaturave me 2-3 gradë të cilat do të vazhdojnë deri në mesin e janarit. Në vlerë negative do të jenë vetëm zonat malore./Fjala.al

Të fundit

Vdekja e Matthew Perry, “Mbretëresha e Ketaminës” deklarohet fajtore

E ashtuquajtura Mbretëresha e Ketaminës, e akuzuar për shitjen e drogës te Matthew Perry disa ditë para vdekjes së...

Problem biletat, turistët në Gjirokastër shmangin muzetë e kalasë

Për të dytin vit radhazi, Kalaja e Gjirokastrës është monumenti historik-kulturor më i vizituar në Shqipëri. Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet...

Terence Stamp kujtohet nga Stephan Elliott: ‘Ato sy të bënin xhelatinë’

Regjisori australian reflekton mbi miqësinë e tij 32-vjeçare me Stamp-in, i cili fillimisht ishte “tmerrësisht i frikësuar” të luante një grua trans – dhe...

Zenit do dënohet pas fyerjeve të tifozëve ndaj Mirlind Dakut

Komiteti i Kontrollit dhe Disiplinës i Federatës Ruse të Futbollit (CDC RFU) do të shqyrtojë në takimin e tij të radhës thirrjet ofenduese nga...

Profili i një kampioni – Humb jetën gjeniu i sipërmarrjes së lirë dhe risive

Altin Luli, 47 vjeçari që ndërroi jetë pasditen e djeshme në aksidentin e ndodhur në kryqëzimin e Kryebushatit, ishte një nga të parët themelues...

Lajme të tjera

Web TV