Ngjarja në Korçë, familja e punëtorit do përfitojë 10 mijë lekë në muaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen e punëtorit 36-vjeçar, Ervis Josifi ditën e djeshme në zonën  pazarit në Korçë.

Sipas deklarimeve të personave të shoqëruar në polici, mësohet se 36-vjeçarit i ra mbi kokë segmenti metalik që peshonte rreth 5 tonë, duke i çarë kaskën mbrojtëse, çfarë solli vdekjen e menjëhershme. I riu i cili punonte në kantier së bashku me babanë dhe vëllanë.

Familja e 36-vjeçarit do të përfitojë nga sigurimi i jetës një pension në vlerën e 10 mijë lekëve në muaj, një shifër kjo që pa dyshim nuk mund t’i shuajë dhimbjen, por do t’u vijë sado pak në ndihmë ekonomish.

Punëtori që mbeti i plagosur po vijon trajtimin në spitalin e Korçës. Ai ka tre brinjë të thyera, por gjendja është e stabilizuar./Fjala.al

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandër Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV