Rama: 2019-ta, një nga vitet më të vështira të qeverisjes time

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama pranoi se 2019-ta, ishte ndër më të vështirët gjatë qeverisjes së tij.

Rama tha se viti nisi me një konflikt të madh siç ishin protestat, apo dhe zgjedhjet e 30 qershorit, që i quajti të pazakonta, për ta mbyllur me tërmetin shkatërrimtar të 26 nëntorit.

“Në kujtesën time si kryeministër, ka qenë viti më i vështirë. Një vit që në gjysmën e parë u karakterizua nga një konflikt i madh, nga një ngërç i madh. nga një situatë ku u vumë në pozitivë të vështirë si vend. Dhe pastaj me një palë zgjedhje jo atipike, po realisht të pazakonshme deri në fund. Zgjedhje të bojkotuara nga opozita dhe në një pjesë të madhe të bashkive me një kandidat. pastaj një tërmet psikologjik, siç ishte refuzimi i çeljes së negociatave me BE. Pastaj me një kulmim tragjik me tërmetin e 26 nëntorit, që krijoi mundësinë e një fillimi të ri. ky vit që ka filluar do jetë viti i një fillimi të ri, edhe falë shtysës që gjeneroi kjo situatë.”, tha Rama në studion e emisionit “Java në RTSH”./Fjala.al

Të fundit

Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituim të Kuvendit!

Për të 17-tën herë në Kuvendin e Kosovës, edhe sot ka dështuar konstituimi i përbërjes parlamentare, të dalë nga...

Presidenti Begaj pret homologen e Moldavisë, Maia Sandu: Të thellojmë bashkëpunimin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në Tiranë Presidenten e Republikës së Moldavisë, Maia Sandu, e cila ndodhet në Shqipëri në kuadër të...

E keni vënë re që çdo shtëpi ka një erë të veçantë? Ja pse ndodh

E keni vënë re që sapo hyni në shtëpinë e dikujt tjetër, ndjeni një aromë krejt të veçantë? Mund të jetë e këndshme, jo...

U nis duarbosh, por ja të gjitha investimet që Trump siguroi në Lindjen e Mesme

Donald Trump, ka përfunduar turneun e tij të parë presidencial në mandatin e tij të dytë si President i SHBA-së. Presidenti amerikan vizitoi Arabinë Saudite,...

Shqipëri-Francë,nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në energji dhe për turizmin në Korçë

Kryeministri Edi Rama mikpriti sot në zyrën e tij, presidentin e Francës Emmanuel Macron, në ditën e dytë të vizitës së tij në Tiranë,...

Lajme të tjera

Web TV