Barcelona ngec në Espanjol, Reali nis presionin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një karton i kuq, një barazim dhe një mundësi për Realin. Kjo ishte gjithçka u luajt mbrëmjen e djeshme në Katalunja ku kampionët në fuqi nuk munden dot të fitonin.

Barcelona ka barazuar në derbin e Barcelonës me Espanjolin me rezultat 2-2. Ishte një ndeshje e vështirë kjo për skuadrën e Lionel Messit.

15 minutat e fundit ata u detyruan të luajnë me një lojtar më pak pasi Frenkie De Jong u përjashtua me të kuq

Barcelona nuk e ka nisur mirë Vitin e Ri pasi që ka barazuar në derbin lokal kundër Espanjolit me rezultat 2-2.

Ishte kjo një ndeshje ku dominoi Barcelona, megjithatë përjashtimi me të kuq i de Jong në minutën e 75-të, bëri që Espanjol ta barazojë rezultatin në fund të ndeshjes..

Espanjol e fillojë shumë më mirë pjesën e parë dhe arritën që të shënojnë gol në minutën e 23-të me anë të Davide Lopez.

Me këtë rezultat edhe përfundojë pjesa e parë ku Barcelona shkonte në disavantazh prej një goli kundër rivalit lokal.

Megjithatë, pjesa e dytë solli këndelljen e Barcelonës të cilët shënuan dy gola që në fillim të pjesës së dytë.

Fillimisht ishte Luis Suarez që barazoi rezultatin në minutën e 50-të pas asistimit të Jordi Albas. Në minutën e 59-të arrin që ta përmbys rezultatin me anë të Arturo Vidalit.

Deri në minutën e 75 gjithçka shkonte mirë për Barcelonën, por përjashtimi i Frankie de Jong i vështirësoi gjërat për skuadrën e Lionel Messi.

Pas presionit të Espanjolit vendasit arritën që të barazojnë rezultatin duke shënuar në minutën e 88-të me anë të Wu Lei.

Pas këtij barazimi megjithatë Barcelona kthehet në vendin e parë në La Liga me 40 pikë aq sa ka edhe Real Madridi.

Lexo edhe :  Marc Marquez bën ligjin në Mugello, triumfon edhe në garën sprint

Kështu kampionët e Spanjës bëjnë një hap fals duke i lënë mundësinë rivalit të vet t`i ndjekë me të njëjtin ritëm. /Fjala.al/

Të fundit

Ambasada amerikane në Shqipëri reagon pas bombardimit të Iranit/Publikon mesazhin e Trump

Ambasada amerikane në Shqipëri ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës bombarduan centralet bërthamore të Iranit. Ambasada e SHBA...

 ‘Rubensi i rremë’ i Galerisë Kombëtare duket shumë i vërtetë

Si mund të quhet “i rremë” dhe “një objekt i dobët” kryevepra e mbushur me sensualitet “Samsoni dhe Dalila” nga Rubens? Mjeshtri flamand thjesht...

Humbje për futbollin elbasanas, ndahet nga jeta mjeku i ekipit të verdh e bluve

Familja e futbollit elbasanas është sot në zi. Një nga figurat më të dashura dhe të respektuara të këtij komuniteti, mjeku i ekipit të...

Situatë dramatike në Gazë: E sigurt që na kanë harruar

Ndërsa bota po shikon luftën e re, dronët dhe raketat që lëshohen drejt Izraelitdhe sulmet e rënda ajrore izraelite ndaj Iranit, ajo që po...

Çmimi i naftës pritet të rritet pas sulmit amerikan ndaj Iranit

Çmimet globale të naftës pritet të rriten kur tregjet e energjisë të fillojnë tregtimin të hënën në mëngjes në Azi. “Sulmet e SHBA-së e kanë...

Lajme të tjera

Web TV