Padia nga Avokati i Popullit, Berisha: Akuza të reja ndaj Ardian Dvoranit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish- kryeministri Sali Berisha ka thënë se ndaj Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ardian Dvorani, rëndojnë akuza të tjera përveç atyre të ngritura nga Avokati i Popullit.

Në një postim në “Facebook”, Berisha ka reaguar ndaj padisë së Avokatit të Popullit ndaj kreut të KED për procedurën e verifikimit, vlerësimit dhe renditjes së kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese.

Ish-kreu i Partisë Demokratike thotë se ndaj Dvoranit rëndojnë dhe akuza të tjera përveç atyre të padisë së Presidentit Meta, gjë që mund ta çonte atë në burgim nga 14-35 vite.

“Për veprimet e tij mafioze Presidenca e ka paditur pseudogjykatësin vegël e Edvin Mafias për një seri akuzash të rënda, për të cilat ai duhet të dënohet 15-34 vjet burg. Por përveç Presidencës atë e paditi këto dite edhe avokati i popullit i ngarkuar me Kushtetutë për mbikqyrjen e veprimtarisë së Dvoran KED.”-thotë Berisha

Ish-Kryeministri thekson sërish se Dvorani është një vegël e kreut të qeverisë Edi Rama dhe kaloi Vettingun dhe pse nuk justifikonte 100 milion lekë pasuri.

Postimi i plotë i Sali Berishës.

Akuza te tjera per krime te renda dorezohen kunder Dvoranit ne prokurori!

Kesaj radhe ai paditet nga Avokati i Popullit!

Miq, shkaterrimi me qellim kapjen e Gjykates se Larte dhe asaj Kushtetuese nga Edvin Mafia ka zhdukur shtetin ligjor ne Shqiperi, eshte njeri nga faktoret kryesor te bllokimit te negociatave te Shqiperise me BE, ka krijuar abuzim masiv ne dhjetra mijra raste me te drejtat e njeriut, dhe i ka shkaktuar vendit jo me pak se 4 miliard euro deme ne ceshjet civile, pronat dhe bizneset e bllokuara ne fitimet munguara ne detyrime kamatash e ne largimin e investimeve te huaja dhe refuzimin e prere te investitoreve te huaj per te investuar ne nje vend pa shtet ligjor. E gjitha kjo erdhi se per te kapur drejtesine Edvin Mafia, ai perdori metoden topdoën dmth e metoden e dekompozimit apo shkaterrimit dhe ndertimit nga siper, ne rastin konkret nga Edvin Mafia dhe narkohorrat e tij ne krye te Dvoran KED, Kunat KLP te institucioneve te shkaterruara.

Lexo edhe :  I riu sulmon pasagjerët me çekiç në një tren në Gjermani, detajet e rastit të pazakontë

Ne kete kontekst per vendin ndertimi dhe funksionimi i Gjykates se Larte dhe Gjykates Kushtetuese eshte nje emergjence e vertet.

Por ndertimi i tyre duke dhunuar ne menyre flagrante kushtetuten, dmth ndertimi i tyre jo si institucione kushtetuese te shtetit ligjor por si shpella te reja te mafies se Edvin Mafise dhe narkoshtetit te tij eshte nje ndeshkim i ri i Shqiperise. Keshtu, keto kohe, Edvin Mafia, i sherbyer nga nje narkohorr si Dvorani, qe kaloi me sukses vetingun duke perdhosur ate pasi nuk justifikonte rreth 100 milion lek dhe ishte blere nga Albtelekomi me apartamente dhe dhjetra mijra euro per procese gjyqesore ne konflikt flagarant interesi, hodhi tentakulat e tij mafioze mbi gjykaten kushtetuese.

Per veprimet e tij mafioze presidenca e ka paditur pseudogjykatesin vegel e Edvin Mafise per nje seri akuzash te renda, per te cilat ai duhet te denohet 15-34 vjet burg. Por peveç presidences ate e paditi keto dite edhe avokati i popullit i ngarkuar me kushtetute per mbikqyrjen e veprimtarise se Dvoran KED.

Per me hollesisht per akuzat e renda te avokatit te popullit ndaj ketij perfaqesuesi te mafies shteterore ju ftoj te lexoni artikullin e meposhtem! sb/Fjala.al/

Të fundit

Horoskopi ditor, 7 Korrik 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe...

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile finalizuan me sukses...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Lajme të tjera

Web TV