Sulm në Tripoli, 28 të vdekur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 28 persona janë vrarë gjatë sulmit në një akademi ushtarake në kryeqytetin libian, Tripoli. Lajmin e bëri të ditur ministri i shëndetësisë i këtij shteti.

Të dhënat janë publikuar nga “The Guardian”. Tripoli, i cili është nën kontrollin e Qeverisë së Akordit Kombëtar, të njohur nga komuniteti ndërkombëtar, është duke u përballur me ofensivën e Ushtrisë Kombëtare Libiane.

Kjo ushtri drejtohet nga gjenerali Khalifa Haftar, ofensiva e së cilës filloi në prill të vitit të kaluar.

Javëve të fundit, sulmet ajrore dhe bombardimet në Tripoli janë shtuar. Ky shtim ka rritur njëkohësisht frikën për daljen e situatës nga kontrolli për shkak të vendimit të Turqisë për të dërguar trupa në përkrahje të qeverisë së njohur nga ndërkombëtarët.

Forcat aleate të kësaj qeverie e përshkruan sulmin e së shtunës në akademinë ushtarake si bombardim ajror, i realizuar nga rivalët e tyre në lindje të vendit.

Megjithatë, një zëdhënës i Ushtrisë Kombëtare Libiane mohoi se këto forca ishin të përfshira në sulmin e mbrëmshëm.

Hamid bin Omar, ministër i shëndetësisë, tha se numri i personave të vdekur dhe të personave të plagosur është duke u rritur.

Autoritetet shëndetësore bënë thirrje për armëpushim deri në nxjerrjen e trupave të pesë civilëve të vrarë dhe evakuimin e familjeve që jetonin në atë zonë.

Ekipet e emergjencës u detyruan të tërhiqen nga vendi i ngjarjes për shkak se ato u përballën me të shtëna.

Raketat dhe bombardimet ndikuan që edhe aeroporti i qytetit të mbyllej të premten, shkruan “The Guardian”!

Përgatiti /Fjala.al/

Të fundit

I nxehti ekstrem “pushton” Evropën, ky vend ndalon punën gjatë orëve të pikut të vapës

Trembëdhjetë rajone italiane kanë ndaluar punën në jashtë gjatë pjesëve më të nxehta të ditës; rekordet e temperaturave të...

Kush janë lojtarët më të kërkuar me kosto zero në futbollin europian (lista)

Merkatoja është ende në gjysmë të saj. Ka ende plot opsione për klubet e të gjitha niveleve. Më poshtë po përmendim disa nga emrat...

Tragjedia la bosh një shtëpi/ Shuhet familja e biznesmenit pas rrëzimit të avionit

Një biznesmen i njohur i çelikut dhe anëtarë të familjes së tij humbën jetën tragjikisht, kur avioni me dy motorë në të cilin udhëtonin u...

Edi Rama në Shkup, drekon me Taravarin me speca të skuqur dhe dhallë

Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë të martë Çarshinë, një ndër lagjet më të vjetra shqiptare në Shkup, ku ka takuar shqiptarët e atjeshëm...

Prej 8 muajsh në qeli/ Blushi tregon gjendjen emocionale të Metës

Blushi kritikoi procesin zgjedhor, duke e cilësuar atë si “terror elektoral” dhe duke përmendur edhe vlerësimet problematike të OSBE-së. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së...

Lajme të tjera

Web TV