ARRSH/ Akset më problematike nga Veriu në Jug

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për shkak të temperaturave të ulëta dhe pranisë së ngricave në rrugë, Autoriteti Rrugor Shqiptarë ka dalë me njoftimin zyrtarë në lidhje me situatën e krijuar e akset rrugore.

Rajoni Verior vijon të mbetet një nga akset me problematike nga bora. Segmenti “Kuben-Vasije” ka pasur reshje bore 4-5 cm dhe është shoqëruar me erë të fortë në formë cikloni. Rajoni Qendrorë nuk ka problem në akset rrugore pasi në vendet ku ka pasur ngricë është bërë shpërndarja e kripës.

ARRSH raporton se në Jug nuk ka pasur reshje bore, por në Dardhë të Korçës dhe Qafë Qarr të Kolonjës ka pasur erë të fortë. Problemi gjatë natës ka qenë temperaturat në minus dhe erërat e forta.

NJOFTIMI I ARRSH
?Njoftim për median dhe opinionin publik mbi gjendjen e akseve kryesore në vend.

Rajoni Verior
?Gjatë natës problem kanë qenë temperaturat e ulëta dhe era e fortë ?
⚠️Ne segmentin “Kuben-Vasije” ka pasur reshje bore 4-5 cm, shoqëruar me erë të fortë në formë cikloni.
Qarkullimi realizohet normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset e e rajonit verior.

Rajoni Qendror
?Në të gjitha akset e Rajonit Qendror qarkullimi kryhet normalisht.
Vazhdon puna për spërkatjen me kripë në vendet ku ka akull e ngrica.

Rajoni Jugor
?Në akset rrugore të Rajonit Jugor qarkullimi kryhet normalisht.
?Nuk ka pasur reshje gjatë natës. Temperatura deri në -7 ° në disa zona, si: Dardha dhe Qafa e Qarrit ku ka pasur dhe erë të fortë.
Është punuar me kriposjen e akseve.
??Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate.
Vijon puna për pastrimin e akseve dhe kriposjen ? në vendet ku ka ngrica dhe akull nga temperaturat e ulëta./Fjala.al

Të fundit

IKMT në aksion/ Shembet një tjetër objekt pa leje në jug të vendit

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar sot aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në jug...

22 gusht 2004 – Tronditet muzeu norvegjez, zhduken dy vepra të Munch

Më 22 gusht 2004, bota e artit u trondit nga një ngjarje spektakolare: dy nga veprat më të famshme të piktorit norvegjez Edvard Munch,...

Arrestohet punonjësi i Gardës, kanosi me armën e shërbimit të afërmin e tij

Një punonjës i Gardës së Republikës së Shqipërisë, është vënë në pranga pasi ka kërcënuar të afërmin e tij me armën e shërbimit. Sipas njoftimit...

Çfarë republike është Shqipëria sot

Nga Ben Blushi Ballkani ka vetëm republika parlamentare,por ato nuk janë të gjitha njëlloj. Serbia është një Republikë Ushtarake. Ajo kërkon vazhdimisht konflikt. Dikur Serbia ka qenë një...

Pogradec, ‘Benzi’ godet të moshuarën dhe një vajzë të vogël, po kalonin rrugën

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Lin – Pogradec, ku një automjet ka goditur një të moshuar dhe një...

Lajme të tjera

Web TV