Lojtari i Kombëtaresh Shqiptare të Futbollit, Eros Grezda i ka dhënë fund aventurës me klubin skocez të Rangers dhe duket se është koha për të që të rikthehet në Kroaci te Osijek.
Sipas “The Sun” Grezda ka arritur marrëveshjen e rikthimit te kroatët pas një viti e gjysmë te skuadra e Rangers.
Ishte Osijek që e transferoi shqiptarin në skuadrën e Stiven Zherard për një shumë prej 2 milionë eurove, por mesa duket kjo lëvizje nuk ishte më e mira e mundshme për Grezdën.
Një konflikt në ekipin e të rinjve, në të cilin Erosi shtyu kundërshtarin bëri që tekniku i skocezëve të mërzitej me Grezdën dhe të kërkonte largimin e tij.
Kjo lëvizje bën që shqiptari ta vazhdojë karrierën e tij në Kroaci, por Rangers do të kenë përqindje fitimi nëse Osijeku do vendosi ta shesë atë në të ardhmen./Fjala.al/