ISHP apel qytetarëve, një virus po qarkullon në Evropë e rajon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Instituti i Shëndetit Publik i’u bënë apel qytetarëve të kenë kujdes këto ditë të ftohta, ku si pasojë e temperaturave të ulëta janë paraqitur në spital shumë raste virozash.

Ata paralajmërojnë qytetarët që të kenë kujdes me rutinën e përditshme pasi aktualisht në të gjitha shtetet e Evropës dhe rajon është duke qarkulluar virusi A/H1.

Njoftimi i Instituti i Shëndetit Publik:

“Për #NjëDimërPaViruse Sipas Institutit të Shëndetit Publik është evidentuar qarkullimi i gripit në vendin tonë. ?Aktualisht qarkullon virusi A/H1 i cili gjithashtu qarkullon në gjithë shtetet e Europës dhe të rajonit.

?Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik këshillojnë të bëni kujdes ndaj të ftohtit dhe të informoheni mbi këshillat ndaj gripit në faqet zyrtare të MSHMS dhe ISHP.

▪Si të veproni për të parandaluar dhe mbrojtur veten edhe të afërmit tuaj nga gripi?
– Lani duart
– Pastroni hundët me shami njëpërdorimshme
– Mbuloni hundën dhe gojën kur kolliteni ose teshtini
– Evitoni ambientet e mbipopulluara dhe me shumë njerëz
– Ruani një temperaturë të qëndrueshme brenda banesave tuaja.
– Ajrosni vazhdimisht ambientet ku rrini.
?Kur jeni të sëmurë:
– Qëndroni në shtëpi, kufizoni daljen në ambiente të ftohta.
– Konsumoni ushqime të ngrohta
– Pini sa më shumë lëngje
– Kufizoni kontaktet direkte dhe indirekte (nëpërmjet objekteve)
– Mos e nënvlerësoni gripin. Sa herë nuk ndjeheni mirë, konsultohuni me mjekun.

▶Janë rreth 11mijë raste në javë me infeksione respiratore. ??Sipas ekspertëve të ISHP situata është normale, e zakonshme dhe e pritshme për stinën.”, -thuhet në njoftimin e ISHP-së./Fjala.al

Të fundit

“Mirror”: Zbuloni Rivierën Shqiptare – nga hotelet luksoze deri te gjiret e izoluara

Me kasolle buzë detit, rërë të bardhë të valëzuar dhe ujëra bruz, destinacioni evropian është krahasuar me ishullin e...

Dy viktima nga zjarret në Elbasan dhe 6 fshatra të djegur plotësisht

Një tjetër viktimë dyshohet se është regjistruar në qarkun e Elbasanit si pasojë e zjarreve që kanë pushtuar vendin. Pas 80-vjeçarit i cili humbi...

Enigmat mbretërore, shtohet misteri i Varrit të Ledi D

Vera është stina që na kujton Zonjën Diana . Princesha e Popullit lindi më 1 korrik 1961 dhe vdiq më 31 gusht 1997. Muaji...

Nga gulagët sovjetikë te Nobeli, një jetë e shkruar me fjalë që nuk iu nënshtruan kurrë

Nga Leonard Veizi Në historinë e letërsisë moderne, pak figura shfaqen me një kontrast kaq të fortë mes heshtjes së dhunshme dhe fjalës së lirë...

SHBA/ Dronët “postierë”, mjete transporti për dërgesa

Nëse kishit menduar se Inteligjenca Artificiale mund të na marrë vendet e punës, bëhuni gati për një tjetër konkurrent që na vjen nga zhvillimi...

Lajme të tjera

Web TV