Stuhia e erës, ja zonat më problematike, deti 8 ballë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Era e fortë që pushtoi vendin pasditen e djeshme ka sjellë dëme të mëdha. Edhe pse autoritetet përgjegjëse dhe kompetente janë kursyer në dalje publike për këshilla dhe detaje, mësohet se dëmet janë të mëdha dhe kërcënuese.

Përveç rrëzimit të pemëve dhe objekteve të pavendosura mirë, një rrezik serioz e kërcënues për jetën e banorëve, kryesisht në Tiranë janë edhe depozitat e ujit. Por deri orëve të para të mëngjesit, për fat, nuk është lajmëruar për ndonjë të lënduar.

Selita, Kruja dhe Mamurrasi kanë patur dhe kanë probleme me energjinë Elektrike. Në Tiranë ka pësuar djegie kabina elektrike, ndërsa në Krujë pemët kanë këputur telat përcjellës. Po ashtu edhe në Mamurras.

Janë raportuar dëme materiale nëpër lokale dhe ndërtesa që kanë patur tenda, por pa rrezikuar jetën e njerëzve.

Sipas të dhënave për gjatë gjithë natës në zonat problematike, punëtorët kanë qëndruar në rrugët problematike për të mos lejuar bllokimin. Ndërkohë bëhet me dije se deti sërish është kërcënues.

Asnjë anije nuk lejohet të dalë as sot në det. Era e fortë mësohet se do t`i kalojë 8 ballë. Po ashtu iu është kërkuar edhe peshkarexhave e njëjta gjë. Duhet të evitojnë daljen sot dhe deri nesër pas dreke.

Të dhënat në lidhje me energjinë elektrike i ka dhënë OSHEE që pak pas mesnate. Sipas tyre bëhet me dije se si pasojë e erërave të forta, edhe dy kabina kanë mbetur pa energji elektrike në zonën e Selitës në Tiranë.

OSHEE thekson se degët e thyera kanë rënë mbi linjën e tensionit të mesëm e cila është pjesë e fiderit nr. 25 në Selitë. Ndërkohë po punohet për rregullimin sa më shpejt të situatës.

Lexo edhe :  Evropa vendos gjoba për turistët problematikë!

Më problematike situata paraqitet pikërisht në Selitë ku një fider u këput totalisht për shkak të rrëzimit të pemëve dhe një shtylle tensioni.

Po ashtu edhe zona e Fushë- Krujës mbeti pa energji elektrike prej problemeve me motin e pazakontë që kapi dje Shqipërinë. /Fjala.al/

 

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV