Vrasja e çiftit Musaj, mesazhi i vëllait të Vetonit trondit opinionin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga /Fjala.al/

Vrasja e çiftit nga babai i vajzës ende trondit. Është vëllai i djalit që ka lënë një mesazh jo vetëm, për humbjen e vet, por edhe për të gjithë njerëzit ndërsa ka përshkruar dhimbjen me fjalët për ta.

Vetoni dhe nusja e tij, Lindita përshkruhen nga vëllai i Vetonit si çifti më i bukur që ai kishte parë ndonjëherë. Po ashtu ai flet me superlativa për dashurinë prej motre që i kishte dhënë kunata e tij.

Në mesazhin e tij ai iu thotë gjithë njerëzve të duhen dhe mos të mbajnë mëri pasi jeta është tepër e shkurtër. Drilon Musaj tregon edhe lidhjen me të vëllanë dhe të gjithë dhimbjen që iu ka shkaktuar vrasja që iu bëri i ati i Linditës.

Mesazhi

“E përsosur në çdo mënyrë, si brenda dhe jashtë. Kam humbur një motër, prindërit e mi humbën një vajzë dhe bota humbi një engjëll”- shkruan ai, ndërsa shton se ishte me fat që e pati, edhe për kaq kohë.

“Isha me fat që pata dy vëllezër të mahnitshëm, por kurrë një motër deri sa ti u shfaqe në jetën tonë. Dhe për një kohë, unë ndjeva dashurinë që një vëlla ka për motrën e tij. Ti kishe një hijeshi që edhe modelet e aktoret do ta kishin zili. Buzëqeshja jote rrëzonte pengesat më të mëdha dhe humori yt më bënte të shpërtheja në lot gëzimi”, shkruan Driloni.

Sipas tij, ata ishin një çift përrallash. “Ju vendosët standarde për atë që konsiderohet si çift përrallash”.

Ndërkohë që Vetoni për të, ishte vëllai i madh. “Vëllai im, shoku im më i mirë…

Unë jam 30 vjeç, por prapë entuziazmohesha kur ti ktheheshe në shtëpi nga puna, sepse me ty pranë asnjëherë nuk ishte qetësi. Më ke bërë të qesh çdo ditë që kemi kaluar bashkë në këto 29 vite. Ti ishe vëllai im më i vogël, por shpesh të shikoja si vëllanë e madh. E dija se mund të mbështetesha tek ty.

Lexo edhe :  Maliq, sherr me thika mes të miturve, plagoset 14-vjeçari

Njeriu që jam bërë sot, jam falë teje, sepse ti ishe ylli më i shndritshëm në familjen dhe në jetën tonë. Nuk do të jetë kurrë njësoj pa ty. Veton, unë jam thyer pa ty. Familja është e thyer pa ty, por kujtimet që kemi prej jush do të na mbajnë përgjithmonë dhe do të ndihmojnë në qetësimin e këtyre plagëve”.

Në fund ka një mesazh për të gjithë njerëzit, mesazh që duhet të na bëjë të reflektojmë lidhur me gjërat që kanë rëndësi në këtë jetë.

‘Ju lutem, për ata që më lexojnë, tani, ju lutem, lini telefonin tuaj, mbyllni laptopin, mbyllni ekranin tuaj dhe shkoni të përqafoni prindërit, motrat, miqtë tuaj dhe të gjithë ata që ju interesojnë, mbajini ato, u thoni se i doni, bëni gjithçka për ta, sepse familja ime do t’i jepte të gjitha vetëm për t’i pasur edhe një herë Vetonin dhe Linditën”.

 

 

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV