Grabitet një institucion financiar tek Komuna e Parisit

Në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë ka ndodhur një grabitje vetëm pak minuta më parë.

Nga të dhënat e para mësohet se është grabitur fondi financiar NOA, godina e së cilës është te lulishtja e Komunës së Parisit.

Nuk dihet ende si ka ndodhur grabitja. Por mendohet se shuma që është marrë shkon deri në 650 mijë euro.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia, e cila po heton për zbardhjen e saj. /Fjala.al