Këto ligjet e Karmës do t’ua ndryshojnë jetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Karma është një koncept disi abstrakt për shumë prej nesh. Ka shumë informacione konfuze mbi këtë temë jo-fetare – informacion i cili është i panevojshëm. Prandaj do të ishte e dobishme për të prezantuar një panoramë të vogël për të ndihmuar në forcimin e konceptit të karmas. Gandi thoshte: ”Njeriu është produkt i mendimeve të tij. Ajo që ai mendon, ashtu bëhet”.

Më poshtë, 12 ligjet themelore të Karmas, që nëse i mbani parasysh, me siguri do jua përmirësojnë jetën.

Ligji i Madh: ‘Atë që mbjell, atë do të korrësh”
Shpjegimi i thjeshtë i Ligjit të Madh është: mendimet dhe veprimet tona kanë pasoja – të mira apo të këqija. Nëse duam paqe, dashuri, harmoni, prosperitet, etj, duhet të jemi të gatshëm të veprojmë në përputhje me këtë. Ky njihet edhe si “Ligji i Shkakut dhe Pasojës”. Gjithashtu, energjia (mendimi, veprimi) që kemi sjellë në botë ka një pasojë, të menjëhershme apo jo.

Ligji i krijimit: “Ajo që dëshirojmë vjen nëpërmjet pjesëmarrjes”
Jeta që shohim rreth nesh u krijua nga qëllimet e një personi. Ndërsa ne jemi një me Universin, qëllimet tona përcaktojnë evolucionin e krijimit. Përderisa ajo me të cilën rrethohemi bëhet pjesë e jona, është përgjegjësia jonë për të siguruar që ky mjedis rrethues të jetë i favorshëm për dëshirat tona.

Ligji i përunjësisë: “Refuzimi për të pranuar atë që është, nuk do e ndryshojë”
Pranimi është një virtyt pothuajse universal në shumë sisteme besimi. Ta themi thjesht, ne duhet së pari të pranojmë rrethanat e tanishme, në mënyrë që t’i ndryshojmë ato. Duke u përqëndruar në negativen, në vend që të bëjmë ndryshime për të adresuar situatën negative, po i jepemi një rezultati me shumën zero.

Ligji i Rritjes: “Rritja jonë është mbi çdo rrethanë”
E vetmja gjë mbi të cilën kemi kontroll është vetja jonë. Veprimi (ose mosveprimi) i mëpasshëm i motivit do të sjellë rrethana pozitive ose negative në jetën tonë. Ndryshimi i vërtetë ndodh vetëm nëse marrim angazhimin për të ndryshuar atë që është në zemrën tonë.

Ligji i Përgjegjësisë: “Jetët tona janë ajo që vetë kemi bërë, pikë”.
Kur ka një trazirë në jetën e dikujt, shpesh ka turbullira së brendshmi. Nëse duam të ndryshojmë jetën tonë, duhet të ndryshojmë mënyrën tonë të të menduarit dhe mjedisin.

Lexo edhe :  Inteligjenca Artificiale së shpejti mund të përkthejë atë që thonë kafshët shtëpiake

Ligji i Lidhjes: “Çdo gjë në Univers është e lidhur, e madhe dhe e vogël”
E kaluara jonë, e tashmja dhe e ardhmja janë të gjitha të lidhura. Kështu që, duhet t’i futemi punës për ndryshimin e këtyre lidhjeve, nëse dëshirojmë diçka të ndryshme. Asnjë hap – i parë, i ndërmjetëm ose i fundit nuk është më i rëndësishëm në kryerjen e një detyre. Të gjithë janë të nevojshme.

Ligji i fokusit: “Nuk mund të drejtohet vëmendja përtej një detyre të vetme”
Lidhur me rritjen tonë shpirtërore, nuk mund të kemi mendime apo veprime negative dhe të presim që të rritemi spiritualisht. Ne duhet të drejtojmë vëmendjen e plotë për të realizuar cilëndo detyrë të dëshiruar.

Ligji i Mikpritjes dhe Dhënie-s: “Demonstrimi i vetëmohimit tonë tregon qëllimet e vërteta”
Thënë thjesht: ajo që ne pretendojmë të besojmë duhet të shfaqet në veprimet tona. Vetëmohimi është një virtyt vetëm në qoftë se jemi duke akomoduar diçka tjetër nga vetja jonë. Pa një natyrë vetëmohuese, rritja e vërtetë shpirtërore është pothuajse e pamundur.

Ligji i ndryshimit: “Historia përsëritet nëse nuk ndryshohet”.
Përkushtimi i vetëdijshëm për të ndryshuar është metoda e vetme për të ndikuar në të kaluarën. Historia do të vazhdojë përgjatë një rruge jo konstruktive, deri kur energjitë pozitive ta drejtojnë atë gjetkë.

Ligji i Këtu dhe Tani: “E tashmja është gjithçka që kemi”
Duke e kthyer kokën prapa me keqardhje apo duke parë më kot përpara, ne i heqim vetes shanset e të tashmes. Mendimet e vjetra dhe modelet e sjelljes të së shkuarës, e mohojnë shansin e tanishëm për të ecur përpara.

Ligji i Durimit dhe Shpërblimit: “Asgjë me vlerë nuk krijohet pa një mendësi të duruar”
Shpërblimet tona merren vetëm nëpërmjet durimit dhe këmbënguljes, asgjë tjetër. Shpërblimet nuk janë rezultati përfundimtar. Gëzimi i vërtetë dhe i përhershëm vjen nga vetëdijësimi për të bërë atë që është e nevojshme, në pritje legjitime të një shpërblimi që është i merituar.

Ligji i Rëndësisë dhe Frymëzimit: “Shpërblimi më i mirë është ai që kontribuon për Të Tërën”
Rezultati përfundimtar ka pak rëndësi në qoftë se lë pas, pak ose aspak. Energjia dhe qëllimet janë komponentë jetikë që përcaktojnë rëndësinë e një rezultati përfundimtar. Idealisht, dashuria dhe pasioni i mishërojnë motivet e atij që është i vendosur të lërë një përshtypje të qëndrueshme mbi të Tërën.

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV