Listat/ Përballja e titanëve, ja kush luan më 10 janar në “Air Albania”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanë dalë listat me emrat e legjendave që do luajnë më 10 janar në stadiumin “Air Albania”.  Pak ditë më parë mbrojtësi i Kombëtares Andi Lila bëri publik personat që do luajnë me përfaqësuesen tonë, ndërsa sot janë konfirmuar dhe ata të Italisë, Greqisë e Turqisë.

Disa nga lojtarët më të mirë të historisë së futbollit në Shqipëri e në tre vendet fqinje kanë rënë dakord që të luajnë më 10 janar në “Air Albania” në mënyrë që paratë që do të mblidhen të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019 në vendin tonë.

Ashtu siç pati lajmëruar organizatori i kësaj ndeshje, Andi Lila për Shqipërinë do të luajnë emra të tillë si Cana,  Bogdani, Duro, Strakosha, Raklli, Murati, Tare, Hasi, Bejqaj e shumë yje të tjerë.

Itali do të përfaqësohet nga emra siç janë Zambrota apo edhe Di Baxhio, Greqia do ketë  Gekas dhe Panajotis, ndërsa në listën e Turqisë përfshihen  yje si Ersoj, Altintop, Karan, Shanli, Rushtu.

Ndeshja do të zhvillohet në tre pjesë me nga 35 minuta, ku dy të fraksionet e para do jenë në formë gjysmë finaleje, për t’u mbyllur me finalen e madhe në pjesën e tretë ku do dali dhe kombëtarja fituese./Fjala.al/ Përgatiti: Katerina Tafa/

Listat:

Të fundit

Vdekja si zile zgjimi

Sa herë ndërron jetë dikush që njohim, apo një figurë publike, tema e vdekjes është në mendje të gjithkujt....

1945: Vrasja e Xhon Bërç, viktima e parë e Luftës së Ftohtë

Në gusht të vitit 1945, bota sapo kishte hyrë në një fazë të re historike. Lufta e Dytë Botërore kishte marrë fund pas dorëzimit...

Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në disa zona/ Parashikimi i motit sot

Ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa nga orët e...

Murrizi-gazetarëve: Lul Morina nuk është ‘ushtar’ partie

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar sot pas lajmeve në disa portale lidhur me situatën mes biznesmenit Lul Morina dhe një gazetari. Përmes një postimi në...

Sherr mes dy familjeve shqiptare në Itali, 5 të plagosur, arrestohen 6 burra

Një sherr ka ndodhur në Itali, mes anëtarëve të dy familjeve me origjinë shqiptare, të cilët janë përleshur fizikisht dhe si pasojë gjashtë burra...

Lajme të tjera

Web TV