“Nuk më shkarkojnë dot si President sepse nuk i kanë votat”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta deklaroi se mazhoranca nuk i ka votat për shkarkimin e tij si President.

I ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora, Meta theksoi se socialistët tentuan të rrëmbejnë me stil Gjykatën Kushtetuese.

Ilir Meta: Presidenti shkarkohet kur janë 94 vota në parlament, ata kanë 82 vota, votat e PS-së dhe tre deputetët që nuk dorëzuan mandatet dhe bënë shumë mirë që nuk i dorëzuan. Ata e kanë tërësisht të kontestueshme nga ana ligjore dhe Kushtetuese. Çfarë krimi ka bërë Presidenti? Nuk bëhet fjalë për fatin tim politik, se unë jam në rregull për aq kohë sa kam respektuar interesat e shqiptarëve dhe interesin publik. Nuk i kam marrë kompetencën askujt. I kam kërkuar të më krijoni mundësinë që të zbatoj kompetencën time dhe hajde Kuvend të bashkëpunojmë, ata thonë jo duan ta rrëmbejnë sepse na duhet të kemi Gjykatën Kushtetuese dhe çdo gjë. Ky është rrëmbim i qartë e flagrant dhe pa stil fare.

Meta: Unë punoj me Kushtetutën e Shqipërisë që është në gjuhën shqipe.

Meço: Këtë thotë dhe kryeministri këtë thotë dhe mazhoranca.

Meta: Kryeministri thotë dëgjo se ne kemi folur me partnerët. Unë nuk kam folur me partnerë. Unë flas me Kushtetutën e Shqipërisë. Dhe këtë e kemi bërë me komisionin e Venecias. Ajo i ka bërë këto sygjerime që ajo të bëhet në mënyrë të balancuar. Tre presidenti, tre kuvendi, tre gjykata e lartë dhe këto do të përcaktohen sipas rradhës kushtetuese.

Meço: Keni kaluar kompetencën po pa shkelur Kushtetutën.

Meta: Ky është një spekulim sepse Venecia në draftin e parë foli se mund të ketë tejkalim të kompetencës. Kushtetuta ka vetëm shkelje. Venecia pasi mori përgjigjet tona, u bëri të qartë që pavarësisht se çfarë  pretendimesh keni ju për presidentin që kjo është një gjë kot që nuk duhet të vazhdoni ne këtë procedurë. I vetmi institucion që nuk është nën kontrollin e mazhorancës është ai i presidentit dhe e vetmja shpresë që mund të ketë sistemi i drejtësisë dhe çdo qytetarë që është Gjykata Kushtetuese të kapet në mënyrë më flagrante.

Për çfarë do të më shkarkojë mua gjykata Kushtetuese? Kam bërë gjë akt tradhëtie ndaj Shqipërisë unë? Për çfarë? Presidenti shkarkohet kur janë  94 vota në parlament dhe ata kanë 82 vota dhe ato 30 deputetët që nuk dorëzuan mandatet. Ata çdo gjë tjetër e kanë të kontestueshme nga ana kushtetuese dhe ligjore. Presidenti shkarkohet për shkelje të rënda që do të ketë vënë në diskutim kufijtë e shqipërisë. Këtu nuk bëhet fjalë për fatin tim politik. Më hiqni pengesën kushtetuese. /Fjala.al

Të fundit

Gjatë vizitës zyrtare, Rama nderohet në Izrael me medalje të veçantë

Kryeministri Edi Rama pritet të vlerësohet me Medaljen Presidenciale të Nderit akorduar nga Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog. Ky...

Borë në prill, Korça zbardhet nga flokët e bardha të borës së vonuar (PAMJE)

Borë në prill. Korça zbardhet dhe duket si në endërra. Po kështu edhe verilindja e vendit, borë dhe shi. Edhe ftohtë. Diçka e pzakontë...

“Po shkunden plakat” – Njihuni me të vërtetën e historisë së mitit

Sipas rrëfimeve nga brezi në brez, ndryshimet e motit në fillim apo në fund të muajit mars lidhen me “mitin e plakave”. Ndodh që...

E gjitha kjo është pak si shumë qesharake (dhe e padrejtë)!

Nga Skënder Minxhozi “Keni gjysmën e qeverisë në burg”, “Partia juaj doli kokë e këmbë hajdute dhe kriminele, me ju merret Spaku nga mëngjesi në...

Pas regjistrimit si persona juridik, OJF-të 40 ditë afat për deklarimin e pronarit

Organizatat jofitimprurëse të regjistruara si persona juridik, duhet të bëjnë edhe regjistrimin e pronarit përfitues në Regjistrin e Pronarëve Përfitues (RPP). QKB njofton se afati...

Lajme të tjera

Web TV