Panairi i teknologjisë/ Të gjitha risitë në Las Vegas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që nga gondolat fluturuese e deri tek robotët e dashurisë, këto dhe shumë risi të tjera mund të gjenden në panairin e madh teknologjik CES, në Las Vegas.

Shou ofron një shans për të ekspozuar shpikjet më të fundit dhe më të mahnitshme. Ai u hap të martën në Las Vegas pavarësisht një morie shqetësimesh dhe debatesh në lidhje me mënyrën se si të dhënat e mbledhura nga aparaturat mund të shfrytëzohen nga prodhuesit, qeveritë dhe hakerat.

Bosch ndërkohë ka prezantuar në panair një palë syze virtuale, të frymëzuara nga televizorët LCD, që përdorin inteligjencën artificiale për të bllokuar rrezet e diellit mbi sytë e një shoferi, çka përbën një nga shkaqet kryesore të aksidenteve nëpër rrugë.

Këro syze, përdorin algoritmat dhe një kamera për të analizuar atë që shoferi sheh dhe për të errësuar seksionin përmes të cilit rrezet e diellit prekin syrin. Sipas gjigandit gjerman të inxhinierisë, pjesa tjetër e pamjes mbetet transparente pasi dielli bllokohet pa errësuar pjesën tjetër të fushës së shikimit të shoferit.

Sipas administratës amerikane për sigurinë në trafik, rrezet e diellit në sy janë përgjegjëse për mijëra aksidente çdo vit. Një tjetër studim tregon se rreziku i një aksidenti me makinë është 16 për qind më i lartë kur dielli shkëlqen shumë. Bosch tani është në diskutim e sipër të komercializimit të këtyre syzeve por nuk ka dhënë më shumë detaje.

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV