Superkupa e Spanjës, Bale e Benzema mbeten jashtë ndeshjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm një ditë na ndan nga ndeshja e parë gjysmëfinale për Superkupën e Spanjës dhe duket se nga Real Madrid nuk ka lajme aspak të mira.

Bardhezinjtë do të përballen në orën 20:00 në Arabinë Saudite me skuadrën e Valencias për t’u kualifikuar në finalen e Superkupës, ku përballë mund të kenë skuadrën e Barcelonës ose atë të Atletico Madrid, të cilat do të luajnë ditën e enjte në po të njëjtën orë.

Mesa duket nga kampi i madrilenëve nuk ka aspak lajme të mira, pasi në këtë sfide “Los Blancos” vijnë me mungesa të theksuara në sulm.

Skuadrës së Zidane Zinedines do i mungojnë dy yjet, Karim Benzema dhe Gareth Bale kjo për  shkak të problemeve fizike.

Titulli i La Ligës duket se është shumë i vështirë për t’u arrirë në një garë ku kundërshtarët vazhdojnë të ecin përpara, ndaj dhe Zinedine ka preferuar të mos rrezikojë duke i marrë me vete lojtarët, për t’i ruajtur.

Mungesa e dy prej emrave më të mëdhenj të Realit është pak e vështirë për t’u zëvendësuar pasi edhe Eden Hazard ka shtyrë fazën e rikuperimit.

Dëmtimet kanë prekur një numër të konsiderueshëm të lojtarëve të Real Madrid dhe duket se prej disa javësh tekniku nuk mund të mbështetet as te emra si Rodriguez, Marcelo e Asensio./Fjala.al/

Të fundit

Gjykata Kushtetuese jep udhëzimet: Çfarë pritet të ndodhë me Kuvendin e Kosovës

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar përsëri deputetët e Kuvendit të Kosovës ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare – e dalë...

Televizionet e mëdha në Shqipëri thellojnë dominimin, të voglat thellojnë humbjet

Tregu i medias audiovizive në Shqipëri shënoi një rritje të mëtejshme të shkallës së përqendrimit, me katër televizionet më të mëdha, Klan, Top Channel,...

Dhunuan barbarisht Shpat Kasapin, arrestohen tre persona

Shpat Kasapi është sulmuar fizikisht në orët e para të së shtunës, më 9 gusht. Policia ka dhënë detaje lidhur me rastin, duke bërë...

Në Zvicër, vendasit shkojnë në punë me not (VIDEO)

Ky lum zviceran është aq i pastër, sa vendasit e përdorin atë për të shkuar në punë. Në Zvicër, njerëzit kanë zbuluar një mënyrë të...

Njihuni me teknokratin e Kremlinit që zbaton agjendën e Putinit

Zëvendëskryetari i parë i administratës presidenciale të Rusisë, Sergei V. Kiriyenko, është kthyer gjatë tre viteve të fundit në inxhinierin kryesor të menaxhimit politik...

Lajme të tjera

Web TV