Atentati ndaj ish-sulmuesit serb, mediet greke fajësojnë mafien shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përgjegjësi e atentatit ndaj ish sulmuesit të Kombëtares serbe, Darko Kovacevic në Greqi i është hedhur mafies shqiptare.

Mbrëmjen e djeshme Kovacevic u sulmua me armë zjarri në Athinë, sulm nga i cili  ish lojtari i Serbisë mbeti i plagosur në këmbë, por pa rreziqe për jetën. 46-vjeçari ka pas luajtur me skuadra të mëdha siç është Juventus, Lacio madje edhe klubi grek i Olympiakos ku edhe ka mbyllur karrierën.

Kovacevic ka pas punuar në klubit të Pireut ndaj edhe ndodhej në Athinë në momentin e sulmit.

Mediet greke siç është “Sportfm”raportojnë se personat përgjegjës të këtij atentati mund të jenë pjesë e mafies rumune dhe asaj shqiptare. Ndërsa, nuk dihet ende shkaku i konfliktit midis ish-sulmuesit dhe atentatorit, policia greke fajëson pikërisht mafien shqiptare e rumune për  këtë ndodhi.

“Natën e mbrëmshme dikush i panjohur e ka qëlluar me armë jashtë shtëpisë së tij. Serbi u transferua menjëherë në spital dhe tani për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën. Autori nuk është gjetur por dyshohet se është pjesë e mafies shqiptare ose rumune”-thuhet në notimin e policisë greke të raportuar nga “Sportfm”./Fjala.al/

Të fundit

Apple dhe Meta ‘i shpëtojnë’ sanksioneve të BE-së për shkelje të rregullave

“Gjigandët amerikanë të teknologjisë Apple dhe Meta nuk do të përballen me sanksione menjëherë për mospërmbushje të detyrimeve sipas...

Studimi/ ChatGPT mund të jetë duke dëmtuar aftësitë e të menduarit kritik

Një studim i ri i udhëhequr nga studiues në MIT zbulon se përdorimi i ChatGPT të OpenAI mund të ndikojë negativisht në aftësitë e...

Bavarezët duan ta shesin, lojtari insiston: Dua të fitoj te Bajerni, nuk largohem

Lamtumirë? As që bëhet fjalë! Kingsli Koman (29) është në fakt në listën e shitjeve të Bajernit të Mynihut. Drejtori sportiv Maks Eberl (51) shpresonte...

Takimi Iran-BE, Teherani zbulon kushtin e vetëm për të negociuar me SHBA-të

Irani do të takohet me SHBA-në për bisedime bërthamore vetëm nëse Izraeli pranon të ndalojë sulmet ndaj vendit, u thanë zyrtarët iranianë homologëve të...

5 vendet më të sigurta evropiane në rast të një konflikti bërthamor

Kërcënimi i luftës bërthamore mund të duket i largët, por frika që ajo shkakton në të gjithë Evropën është shumë reale. Nëse do të shpërthente...

Lajme të tjera

Web TV