Si vepron mafia shqiptare: Klanet me bazë familjare, ja vendet ku janë aktive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rrjetet kriminale me etni shqiptare janë ndër më aktivet në trafikun e drogës.

Sipas një raporti të Europol të publikuar të premten, ato trafikojnë kokainë, heroinë dhe kanabis, kryesisht në shtete si Belgjika, Franca, Gjermania, Italia, Holanda dhe Spanja.  Ndërkohë, jashtë kufijve të Bashkimit Evropian, ato janë aktive në Brazil, Kolumbi dhe Ekuador.

Sipas raportit të agjencisë policore evropiane, rrjetet kriminale shqiptare kanë një strukturë me bazë familjare dhe përbëhen vetëm nga shtetas shqiptarë, ose shqiptarë me nënshtetësi të dyfishtë.

Këto grupe të krimit të organizuar, preferojnë ta trafikojnë drogën nga Amerika e Jugut në Belgjikë, prej nga më pas lënda narkotike zhvendoset në Gjermani përmes automjeteve të pajisura me pjesë të fshehura dhe prej andej shpërndahet në të gjithë Evropën.

Ndërkohë, grupet kriminale të huaja me të cilat klanet shqiptare bashkëpunojnë janë kryesisht italiane, greke, serbe, belge dhe holandeze. Sa u takon dy të fundit, bëhet fjalë për shtetas belgë dhe holandezë me prejardhje nga vendet arabe dhe Turqia.

“Krahas drogës, këto grupe janë të përfshira edhe në trafikun e armëve, të emigrantëve dhe grabitje”, vijon më tej raporti, i cili shton se përveçse në vendet e BE-së, ato veprojnë edhe në vende të treta si Norvegji, Zvicër dhe Mbretërinë e Bashkuar./O.S

Të fundit

Foto/ Si e kaluan fundjavën vipat shqiptarë!

Instagrami është mbushur plot me postime të VIP-ave, të cilët na tregojnë përmes fotove të rejat më të fundit. Si...

Këto janë gratë më të pasura në botë! Si i vunë pasuritë e tyre marramendëse!

Për shekuj me radhë, bota e biznesit ka qenë e dominuar nga meshkujt, ku gratë rrallë njihen për arritjet e tyre. Pas ndeshjeve të...

I keni ditur? Njihuni me 8 ushqimet e konservuara që ndihmojnë në humbjen e peshës

Kur bëhet fjalë për të humbur peshë, zgjedhjet e duhura ushqimore janë thelbësore. Ushqimet e konservuara mund të jenë një opsion i shkëlqyer për...

Cila ishte këshilla që Donald Veshaj i dha Romeos para se të futej në Big Brother Vip?!

Sot ishte episodi i fundit i emisionit më të dashur nga banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “BBV – Live nga shtëpia”,...

Shqipëria dhe Greqia nuk flasin hapur për thelbin e krizës mes tyre

Nga Mero Baze E vërteta është se raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë në krizë, por të dy palët nuk i referohen thelbit të kësaj...

Lajme të tjera

Web TV