Lufta ndaj korrupsionit/ SHBA: SPAK dhe BKH si FBI-ja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas ngritjes së SPAK dhe pasi prokurorët e këtij institucioni kanë filluar punën e tyre, ambasada amerikane tregon se si do të funksionojë këtej e tutje SPAK-u bashkë me BKH-në.

Ambasada shkruan se BKH dhe SPAK do të veprojnë njësoj si FBI-ja amerikane për të luftuar korrupsionin.

Sipas ambasadës, “Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën”.

Postimi i ambasadës: Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, mësoni se si Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), njësia hetuese dhe një nga dy elementët e SPAK, do të veprojë në mënyrë të ngjashme me FBI-në amerikane dhe do të hetojë korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar. Elementi i dytë i SPAK, Zyra e Prokurorit të Posaçëm ose SPO, do të çojë në gjykatë çështjet e hetuara nga SPAK. Kjo video tregon se si 4 milionë dollarë që Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka dhënë për BKH-në, do të përdoren në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për zhvillimin e sistemit etik, transparent dhe profesional të drejtësisë që qytetarët e saj meritojnë. #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit./Fjala.al/

Të fundit

Modelja e famshme bëhet nënë për herë të parë, zbulohet emri i veçantë i vogëlushes

Modelja e njohur Sofia Richie dhe partneri i saj Elliot Grainge janë bërë prindër. Sofia lindi një vajzë, të quajtur...

Himara nis sezonin turistik/ Fluks turistësh nga Anglia, Gjermania e Zelanda e Re

Himara tashmë e ka nisur sezonin turistik duke sfiduar edhe motin e paqëndrueshëm. Numri i turistëve është në rritje ndërsa janë kryesisht te huaj ata...

Gjendet e pajetë në banesë adoleshentja, ‘ngrihet në këmbë’ grupi hetimor

Një 17-vjeçare dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Adoleshentja raportohet se është gjetur e pajetë nga familjarët e saj. Ngjarja e...

Dhjetëra të vdekur nga i nxehti ekstrem në Meksikë

Gjithsej 48 persona kanë vdekur brenda dy muajve për shkak të të nxehtit ekstrem në Meksikë, me pothuajse gjysmën e vdekjeve të regjistruara vetëm...

Rita Lati zbulon parodinë që e bëri të famshme (Video)

Rita Lati ka ushqyer me humor publikun shqiptar prej dekadash, duke shkruar emrin e saj krah aktoreve më të dashura. Në fillimet e saj u...

Lajme të tjera

Web TV