Atletico në finale me Realin e Madridit, përmbysi rezultatin me Barcelonën

Barcelona dhe Atletico Madrid kanë dhuruar një 90 minutësh spektakolar në ndeshjen gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës të zhvilluar në Arabinë Saudite, e cila u mbyll me triumfin 2-3 të skuadrës së drejtuar nga Simeone.

Barcelona dominoi pjesën më të madhe të ndeshjes, me Lionel Messin që ishte në një formë të jashtëzakonshme. Deri në minutën e 62-të, ndeshja ishte në avantazhin e katalanasve 2-1, pas golave të Messit dhe Griezmann, ndërsa për Atleticon shënoi golin e parë Koke.

Megjithatë, Atletico përmbysi rezultatin brenda 5 minutave. Morata shënoi në minutën e 81 golin e barazimit, ndërsa Correa atë të fitores në minutën e 86.

Derbi i Madridit do të jetë tashmë finalja e Superkupës së Spanjës, e cila do të zhvillohet në Arabinë Saudite, ditën e diel në orën 17:00.