Disa sekonda para vdekjes, dalin pamjet e rrëzimit të avionit në Iran

Kamerat e sigurisë të një biznesi kanë filmuar momentin e rrëzimit të avionit ukrainas me 176 pasagjerë brenda në Iran.

Në videon e publikuar duket qartë se pas përplasjes, avioni mori flakë, duke e bërë kështu të pamundur dhe shpëtimin e pasagjerëve.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme (8 janar) ku avioni u nis nga Irani drejt Ukrainës, por pas ngjitjes në lartësinë 2400 metra, ajo humbi kontaktin me shërbimin e aviacionit.

Shumë ekspertë nga shtete të ndryshëm janë duke hetuar për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Nga hetimet e bëra deri më tani, dyshohet se ka pasur mbinxehje të motorit, por ekspert të ndryshëm tregojnë se nuk ka pasur një problem të tillë nga raporti i publikuar disa orë pas përplasjes.

Por ditën e sotme mediet amerikanë shkruan se ishte një raketë iraniane ajo që rrëzoi avionin. /Fjala.al

Lexo edhe:

“Nuk ishte aksident, Irani ‘goditi gabimisht’ aeroplanin e Ukrainës”