“Nuk ishte aksident, Irani ‘goditi gabimisht’ aeroplanin e Ukrainës”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Media amerikane raportojnë se Irani goditi gabimisht aeroplanin ukrainas me 176 persona që u rrëzua të mërkurën pranë Teheranit.

Sipas medieve amerikane, Boeing 737-800, Ukrainian Airlines International u godit nga një raketë.

Rrëzimi i avionit erdhi vetëm disa orë pasi Irani kreu sulme me raketa në dy baza ajrore që strehonin forcat amerikane në Irak.

CBS News duke cituar inteligjencën amerikane tha se një satelit zbuloi “goditjen” infra të kuqe të dy raketave, të ndjekura nga një tjetër goditje e një shpërthim.

Ndërkohë, Newsweek citoi një burim nga Pentagoni, gjithashtu një zyrtar të lartë të inteligjencës amerikane, por edhe një zyrtar të inteligjencës irakene duke thënë se ata ishin të bindur se avioni ukrainas u godit nga një raketë “Tor” e prodhuar nga Rusia.

Presidenti amerikan Donald Trump tha të enjten se “kam dyshimet e mia” mbi aeroplanin. “Dikush mund të ketë bërë një gabim,” tha presidenti Trump.

Burimi: BBC  Përshtati Fjala.al

Të fundit

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, nderon me Titullin “Honoris Causa” Prof. Sergio Caputi

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, nderon me Titullin “Honoris Causa”   Prof. Sergio Caputi, ish Rektor i Universitetit  “ Gabriele...

Olsi Rama dorëzon kallëzim penal në SPAK për deputetin Gazment Bardhi

Olsi Rama, vëllai i kryeministrit ka depozituar një padi në SPAK ndaj deputetit të opozitës Gazment Bardhi, lidhur me kallëzimin e këtij të fundit...

Gabriel Escobar largohet nga Ballkani? Ambasadori i SHBA në Kosovë konfirmon lajmin

Ambasadori i SHBA në Kosovë, Jefry Hovernier, ka konfirmuar përfundimin e detyrës së Përfaqësues Special i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Përmes...

Marrëveshja me pensionet me Italinë, deputeti i PS-së zbulon detajet: Ja kush përfiton

Deputeti i PS-së Damian Gjiknuri, në fjalën e tij në parlament ka komentuar marrëveshjen për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë. Gjiknuri theksoi se nga marrëveshja...

Fjala e plotë e kryeministrit Rama në samitin e Ballkanit Perëndimor- BE në Mal të Zi

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në Samitin Rajonal të Ballkanit Perëndimor me BE për ecurinë pozitive të Planit të Ri të Rritjes ekonomike dhe...

Lajme të tjera

Web TV