Kalimi i Rrahmanit te Napoli, ndryshon e ardhmja e Kumbullës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Napoli është një nga klubet italiane që vazhdimisht rekruton futbollistë me origjinë shqiptare. Duket se situata e Hysajt që për momentin është i vetmi shqiptar në këtë skuadër nuk është shumë e mirë dhe së shpejti flitet se ai mund të largohet.

Ndërsa, prej kohësh në mediet vendase flitet për një kalim të dy shqiptarëve të tjerë, Rrahmanit e Kumbullës në këtë skuadër.

Është gjetur tashmë marrëveshja midis Veronës  e Napolit për kalimin e Rrahmanit te këta të fundit në mbyllje të sezonit 2019-2020.

Për transferimin e Rrahmanit u ra dakord shifra 10 milionë euro plus bonuse që e çojnë vlerën e tij diku te 12-13 milionë euro në total. Sezonin e ardhshëm shqiptari nuk do të jetë më pjesë e Veronës, por do jetë te Napoli me të cilin firmosi një kontratë plot 5-vjeçare, nga ku lojtari do të marrë një shumë prej 1.5 milionë euro në sezon.

Megjithatë, duhet theksuar se ky kalim ndikon edhe te e ardhmja e shqiptarit tjetër Kumbullës,duke e afruar atë akoma më shumë me skuadrën e Interit raporton Sky Sport.

Në transferimin e qendërmbrojtësit shqiptar te Interi duket se ndikon edhe Frederico Dimarco. Mbrojtësi i zikaltërve do të kalojë te Verona duke i dhënë bonus Interit për të marrë Kumbullën.

20-vjeçari shqiptar shihet si një investim me përfitim për skuadrën e Interit, që siç duket nuk dëshiron ta humbasë këtë shans./Fjala.al/

Të fundit

6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Europa dhe vendi ynë po përjetojnë ditët më të nxehta të vitit deri më tani, prandaj kujdesi për shëndetin...

“Amerika ka lidhje me Shqipërinë për arsye gjeopolitike, Ballkani dhe Rusia…”

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndikimi historik i fuqive të mëdha dhe sfidat gjeopolitike në rajon, ishin në qendër të...

“Futbolli do të të kujtojë gjithmonë”, fjalët e Arne Slot për Diogo Jota përlotin botën

Arne Slot, trajneri i Liverpoolit, i shprehu ngushëllime familjes së sulmuesit Diego Jota, i cili ndërroi jetë këtë të enjte, nga një aksident tragjik....

Liverpool thyen rregullin e Premier League, ja vendimi i madh në nder të Diogo Jotas

Liverpool konfirmoi sot se fanella e portugezit do të “pensionohet përjetë”, një vendim emocional që tekniko-ligjërisht bie ndesh me rregullat e Premier League, e...

Debate për ligjin e Trump, Dhoma e Përfaqësuesve diskuton draftin e shpenzimeve

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka nisur diskutimet për ligjin për shpenzimet dhe taksat, i hartuar nga administrata e Donald Trump e...

Lajme të tjera

Web TV