Përfundon takimi LVV-LDK, ende nuk ka një koalicion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka përfunduar takimi i tretë mes LVV-së e LDK-së në kuadër të arritjes së marrëveshjes bashkëqeverisëse.

Si të gjitha takimet tjera edhe në të sotshmin nuk pati rezultate për ta bërë marrëveshjen apo koalicionin LVV-LDK.

Asnjëri nga liderët nuk u deklaruan për medie pavarësisht se nga gazetarët u pritën për gati tre orë.

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, pas takimit pa rezultat mes Mustafës e Kurtit ka thënë se marrëveshja me LDK-në do të marr kohë por për të tashmë do të ketë opsione të reja në tavolinë

Krijimi i qeverisë nga të dyja partitë është vështirësuar për shkak të kërkesës së LDK-së për ta marrë pozitën e presidentit por edhe për shkak të zgjedhjes së Glauk Konjufcës kryeparlamentar, pozitë kjo që në takimet para konstituimit të Kuvendit, sipas marrëveshjes së pashkruar LVV-LDK i takonte kësaj të fundit.

Të fundit

Janar-korrik mbi 100 mijë vizitorë në kalanë e Shkodrës

Nga muaji janar deri tani rreth 100.500 vizitorë në kalanë e Shkodrës. Kalaja e Rozafës është një prej kështjellave...

Draft-Kodi i Ri Penal, del foto e grupit të punës dy vite më parë në Drilon

Dy vite më parë, në Drilon, është zhvilluar një takim i rëndësishëm për hartimin e Kodit të Ri Penal, ku Grupi i Punës është...

Çfarë do të thotë “gjenocid”? Dhe pse intelektualët po e fajësojnë Izraelin?

“Me zemër të lënduar e them këtë, në Gaza po zhvillohet një gjenocid”, deklaroi David Grossman në intervistën e sotme me italianen La Repubblica. Shkrimtari më...

1980 – Masakra e Bolonjës: Akti më i rëndë terrorist në historinë moderne të Italisë

Më 2 gusht 1980, në orën 10:25 të mëngjesit, një bombë e fuqishme shpërtheu në stacionin qendror hekurudhor të Bolonjës (Stazione Centrale di Bologna),...

Pse Berisha po mbron Ilir Metën?

Nga Spartak Ngjela Vërtetë ky Berisha ka qenë president dhe kryeministër i këtij vendi për shumë vjet?! Mbrojtja që po i bën Saliu Ilir Metës, është...

Lajme të tjera

Web TV