Konspiracionet/ Sterilizimi, si u aplikua në SHBA programi nazist

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Materiali i sugjeruar është marrë nga libri “Konspiracionet dhe mashtrimet më të famshme të të gjitha kohëve” me autorë Jonathan Vanckin (Xhonatan Venkin) & Jon Whalen (Xhon Uheilen). Vëllimi me nëntitullin mbështetës: “Misteret, mashtrimet dhe intrigat më të mëdha të historisë” ka ardhur në shqip nga Valter File ndërsa është botuar nga shtëpia botuese “Bota Shqiptare”.

PËRMIRËSIMI I RACËS NJERËZORE

Cili ka qenë qëndrimi ligjor për të paaftët dhe të pasuksesshmit deri në fundin e shekullit të 20-të?

Përse kapitalizmi amerikan u dashurua me eugjenikën, seleksionimin racor dhe ndarjen e përjetshme klasore?

Po Çarls Darvini, shkencëtari i madh, përse e pranoi eugjenikën dhe etologjinë, duke i përshëndetur si arritje të padiskutueshme?

Dy deklarimet e mëposhtme janë bërë në të njëjtin vit, në 1925-ën, nga dy njerëz aktivë të jetës shoqërore. Presupozohet që ata nuk kanë pasur asgjë të përbashkët midis tyre: “Të sëmurët fizikë dhe psikikë, njerëzit me cene, nuk duhet të përjetojnë vuajtjet e tyre, duke ua kaluar fëmijëve të tyre. Nëpërmjet një veprimtarie të përpunuar, qeveria duhet t’i detyrojë individët e veçantë, ta kuptojnë, se megjithëse sëmundja nuk është turp, por fatkeqësi që meriton keqardhje, në të njëjtën kohë është krim dhe turp ta rëndojmë vuajtjen, duke e kaluar tek krijesa të pafajshme nga ndjenja thjesht egoiste”.

“Në vend që të ekzekutojë pasardhësit e degjeneruar për krimet e kryera nga ata, në vend që t’i lërë të papërgjegjshmit të vdesin nga uria, shoqëria duhet t’u mohojë të paaftëve mundësinë për të vazhduar racën. Kështu ka për të qenë më mirë për të gjithë botën”.

Në paragrafin e dytë citohet mendimi i gjykatësit Xhestis Oliver Uendell Homsit, anëtar i Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara, i cili paraqet pozitën e mazhorancës në procesin “Baku kundër Bellit”. Citati i parë është nga “Lufta ime” e Adolf Hitlerit. Jo vetëm nazistët janë interesuar për eugjenikën.

Programet e “higjienës sociale” të Gjermanisë Naziste janë aplikimet më katastrofale të eugjenikës si teori, por ama ata nuk janë as të parët dhe as të fundit. Në fillimin e shekullit të 20-të, 14 shtete, me ta edhe Shtetet e Bashkuara aprovojnë ligje eugjenike. Gjatë tridhjetë viteve të parë të shekullit, 30 shtete amerikanë, pranuan ligje për sterilizimin e detyruar. Sipas të dhënave të përafërta 60.000 njerëz janë vënë nën sterilizimin “e ligjshëm”. Askush s’ka për ta mësuar shifrën e vërtetë, sepse nuk ka statistikë zyrtare për operacionet e kryera nëpër burgjet dhe psikiatrit.

SHBA-ja është e para nga vendet e zhvilluara, që krijoi ligje për pastrimin e racës. Në fund të shekullit të 19-të në Miçigan dhe Masaçusets, në tredhje janë vënë shumë të sëmurë psikikë dhe djem të rinj, që shfaqnin të meta gjenetike, si “epilepsia kronike”, “imbecilët” dhe “masturbime të kombinuara me idiotësi”.

Duke e ndjerë veten drejtpërdrejt të kërcënuar, qytetarët e mesëm nuk ishin të prirë të pranonin tredhjen, ndaj vazektomia kryhej si metodë e pranueshme për sterilizimin e burrave, kurse ekuivalenti i saj, salpingektomia, për sterilizimin e grave. Në ndryshim me gjykatësin Homs, gjykatat në përgjithësi, nuk e shikonin me sy të mirë ligjin e sterilizimit. Qysh më 1912-ën, Gjykata e Lartë e shtetit të Nju Xhersit, hoqi ligjin që lejonte tredhjen e “të metëve”, së bashku me “idiotët, imbecilët, të pazhvilluarit mendorë”, siç është shënuar në formulimin ligjor. “Debilët” dhe “idiotët” u kthyen në një mani të vërtetë për ligjvënësit, të cilët pranonin eugjenikën. Shteti Indiana aprovoi ligjin, për të “penguar kriminelët e egër, idiotët, imbecilët, përdhunuesit të krijonin gjeneratë”. Ligji kalifornian vendos – kundrejt paraqitjes së një shënimi nga mjeku – “aseksualizmin” e “çdo idioti” ose të burgosuri, që ka sjellje të vërtetuara si “degjenerim moral ose seksual”. Në Kaliforni nën sterilizim janë vënë shumë më tepër njerëz, se sa në çdo vend tjetër. Një ligj i ngjashëm, në shtetin Ajova, është drejtuar kundër njerëzve “të cilët mund të jepnin trashëgimtarë, të prirë ndaj sëmundjeve, deformimeve, krimeve, marrëzisë, debilizmit, idiotizmit, imbecilisë, epilepsisë ose alkoolizmit”. Shpesh vendimet gjyqësore janë në kundërshtim të ligjeve eugjenike, por programet e sterilizimit vazhdojnë të ekzekutohen me forcë të plotë. Në shumicën e shteteve këto ligje vazhdonin të ekzistonin në letër deri në vitet ‘70-‘80-të, megjithëse nuk janë aplikuar që nga fillimi i shekullit, kur në Kaliforni p.sh. janë vënë nën sterilizim 6200 “të metë”. Statusi “debil” përcaktohej nëpërmjet testit të inteligjencës, një shpikje për atë kohë, si dhe në bazë të vlerësimeve arbitrare të shkencëtarëve për sjelljen normale. Sipas këtyre kritereve, jo vetëm “idiotët, të metët dhe të pazhvilluarit mendorë”, por edhe krejt grupe etnike cilësoheshin si “të pavlefshëm”.

Teoritë absurde “të aprovuara shkencërisht” për racat, të paktën datohen që në kohën e revolucionit industrial. Falë industrializimit, bota i gëzohej prosperitetit në rritje, duke grumbulluar pasuri të mëdha. Në të njëjtën kohë, lindi nevoja nga krijimi i klasës së fatkeqëve, të cilët kryenin punën e rëndë me makinat. Pronarëve u duhej të gjenin ndonjë shpjegim pak a shumë të pranueshëm, se përse e kishin merituar të jetonin në shtëpi madhështore njujorkeze, ndërsa gjithë të tjerët duhej të shkriheshin në fabrika 19 orë në ditë dhe të kishin mendjen mos makina u këpuste ndonjë gjymtyrë. Përgjigjen e problemit e afron darvinizmi social, konsens pseudobiologjik, sipas të cilit, disa njerëz kanë lindur të thithin pluhur azbesti për gjashtë dollarë në orë, kurse për të tjerët telefonat celularë dhe vilat në Malibu janë si të dhëna gjenetike.

Që në fillim, apogjetë më entuziastë të eugjenikës u takojnë shtresave të larta të shoqërisë. Dejvid Star Xhordani, rektor i Universitetit të Stanfordit u bë shef i “Kold Spring Harburit”, biolaboratorit të parë në Amerikë, i cili punonte mbi përmirësimin e cilësive të racës njerëzore. Zonja E.H.Hariman dha 15.000 dollarë për Byronë e Studimeve Eugjenike (BSE), e cila ishte kryeqendra mendore e eugjenikave, dhe u paguante rrogat punonjësve të tij nga xhepi i vet. Xhon D. Rokfeleri, pasardhësit e të cilit janë simbol i klasës drejtuese në Amerikë, ishte lopa tjetër qumështore e BSE-së. “Konferenca e parë për përmirësimin e racës njerëzore” u organizua në Batal Krijk, Miçigan, me iniciativën e dr.Xhon Harvi Kellogut. Biznesi i familjes së tij vazhdon të jetë në vend të parë në botën perëndimore për prodhimin e “Frut lups” (i vetmi shembull i racës së përmirësuar, po qe se ia vlen të flasim për ndonjë arritje të tij). Plutokratët bënë aleancë me shkencëtarët, shumë prej tyre me reputacion të dyshimtë. Këta shkencëtarë vunë të gjitha forcat të “tregonin”, që negrit janë budallenj, çifutët-grykës, meksikanët-dembelë, gratë-të lajthitura, etj. Që këtej rezultati: njerëzit e bardhë e të pasur, të cilët sillen me kulturë në tryezë dhe marrin nota të mira në shkollë, i mbikapërcejnë të tjerët nga ana gjenetike. Kjo humbje kohe filloi qysh në epokën viktoriane, kur anglezi sër Frankis Gollton publikoi shënimet e vëzhgimeve të veta, sipas të cilave, anëtarët “më të shquar” të shoqërisë britanike, si fillesë kanë prindërit më të shquar. Sot, kjo nuk mund të quhet nga askush zbulim, por me sa duket Golltoni u emocionua kaq shumë, sa as që i shkoi nëpër mend për ndonjë faktor tjetër rastësor, përveç trashëgimisë së pastër. Vetë Çarls Darvini i përgëzoi “përpjekjet, që meritojnë respekt” të Golltonit dhe shpalli, që “gjenialiteti… zakonisht është i trashëgueshëm”.

Lexo edhe :  Përplasja e trefishtë në Sauk, dyshohet se mjeku Cinari kreu parakalim të gabuar

Golltoni përdor termin eugjenika, që të propagandojë krijimin e një race më të mirë. Si edhe shumë teoricienë të kohës së vet, midis të tjerave ai thekson, që lëkurëzinjtë janë në një nivel më të ulët evoluimi nga të bardhët. I ngjashëm me një huq të bezdisshëm, ky sharlatanizëm i shëmtuar, vazhdon ende me këmbëngulje.

Jo shumë kohë më parë, gjatë viteve 60-të, psikologu nga Universiteti i Kolumbias Henri Garet u shpreh, që afrikanët ishin 200.000 vjet prapa nga njerëzit me lëkurë më të çelur. Në kulmin e lëvizjes për të drejta qytetare, ai vuloste dallimin racial, i cili pa dyshim do të sillte lidhje seksuale midis të bardhëve dhe të zinjve, dhe kjo do të “dëmtonte cilësinë e racës”. Përpjekjet për të ligjëruar ekzistencën e strukturës klasore, nëpërmjet ndonjë skeme biologjike, vazhdojnë. Ato nuk janë vetëm vepër e kuklusklanasve dhe e kriptofashistëve ekstremë (p.sh. pjesë e këtyre përpjekjeve është programi pseudoshkencor, qëllimi i të cilit është që të tregojë, se Holokausti i hebrenjve nuk ekziston). Reaksioni pozitiv i mjeteve elitare të informacionit masiv, ndaj shfryrjeve të dyshimta, si ajo e Eduard O. Uillsonit7, specialist për milingonat në Universitetin e Harvardit, zbulon dëshirën shqetësuese të drejtuesve, të pranojnë idenë, që nga natyra disa njerëz janë më të mirë se të tjerët. Dëshmi për këtë, është fakti që në manifestin e tij “Sociobiologjia: Sintezë e re”, i botuar më 1975-ën dhe i vazhduar më 1978-ën me “Për natyrën e njeriut”, ai fitoi një artikull përgëzues në revistën “Tajm”, botimi i të cilit është shpallur në kopertinë, si dhe çmimin “Publicer”, i krijuar në vitin 1937, shkruhet, që qëllimi i tij është të financojë “kërkimet, që lidhen me përmirësimin e racës njerëzore (veç kësaj statuti është i revizionuar). Në vitin 1989 fondi akoma akordonte mjete për veprimtari të tilla. Linda Gotfresoni, punonjëse shkencore e universitetit në Dellauer, mori 174.000 dollarë, që të studionte lidhjet e supozuara midis përkatësisë racore dhe cilësisë në veprimtarinë profesionale. Fondi “Pajonier” nuk është racist, thotë presidenti i tij Hari Ueari, avokat nga Nju Jorku. Ai thjesht interesohet për “problemet e trashëgimisë tek njeriu”.

Nga bindja, që disa nga përfaqësuesit e sojit njerëzor janë të “ngarkuar” gjenetikisht, deri në propagandimin e veprimeve eugjenike, ka vetëm një hap. Uilljam Shokli, pionier në fushën e elektronikës dhe fitues i çmimit Nobel, mjaft seriozisht propozon, që t’u paguhet lëkurëzinjve me koeficient të ulët inteligjence, një shpërblim me pará prej 1000 dollarësh, për çdo pikë nën 100, që të bien dakord të sterilizohen.

Por askush tjetër nuk i kënaq më shumë dëshirat e “sistemit”, për të justifikuar ekzistencën e tij me terma shkencore, se sa Konrad Lorenci, pionier në fushën e etologjisë – studimi i modeleve të supozuara të sjelljeve të përcaktuara gjenetikisht. Uillson arrin disa nga deduksionet e tij themelore në bazë të punimeve të veta. I lindur në Austri, Lorenci u pranua në Partinë Naziste Gjermane më 28 qershor 1928. Më 1942-in shkroi një studim, ku përdoren parimet e etologjisë dhe bën thirrje për “politikë racore të vetëdijshme me bazë shkencore”, duke pasur parasysh “rreptësi më të madhe gjatë eliminimit të njerëzve moralisht të pavlefshëm”. Për fat të keq ky program ende kryet nën drejtimin e të njëjtëve, “përfaqësuesve më të mirë të shoqërisë”, të cilët e pranuan Lorencin në partinë e tyre politike.

Në librin më të njohur të Lorencit “Për agresionin”, përmbahen të njëjtat ide, megjithëse të paraqitura me një gjuhë politike më të pranueshme. Libri është një botim popullor, për studimet e tij në fushën e etologjisë. Sipas një gazetareje, ai sanksionon “paragjykimet e një të djathte autoritare”.

Më 1973-in, me gjithë protestat e shkencëtarëve nga e gjithë bota, të cilët kishin dijeni për lidhjet e tij me nazistët dhe që nuk i kishin harruar paragjykimet e tij ideologjike, Konrad Lorenci shkoi në Stokholm për të marrë çmimin Nobel.

Përgatiti për botim: L.Veizi/Fjala/

Të fundit

Siguria kibernetike/ Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar, propozimi shkon te kryeministri

Rreth 2 vite pasi institucionet shqiptare u përballën me sulme kibernetike, qeveria ka vendosur ngritjen e një autoriteti kombëtar...

SHBA i tha sërish ‘Jo’ Berishës, Hasanaj: Non-grata e dytë, nga administrata Trump!

Sidi Hasanaj, pjesë e demokratëve euro-atlantikë, foli në Studio Live edhe për shpalljet non grata nga SHBA, teksa sot u sanksionua një biznesmen në Bosnje i...

Parashqevi Simaku komunikon me të birin pas shumë vitesh, flet edhe me ish-bashkëshortin

Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani ka shpërndarë një lajm të gëzuar pasditen e sotme, teksa ka njoftuar se këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku ka arritur...

Këshilli Bashkiak miraton vendimin për dhënien e bursave për vitin shkollor 2024-2025

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot vendimin për dhënien e bursave për nxënësit e arsimit parauniversitar për vitin shkollor 2024–2025. Ky vendim synon të...

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama pritet nga Von der Leyen dhe Costa (VIDEO)

Në Bruksel pritet të nisë punimet samiti i BE me Ballkanin Perëndimor, ku marrin pjesë liderat e vendeve të Rajonit dhe zyrtarët më të...

Lajme të tjera

Web TV