Policia gjen 26 qese me pjesë të trupit të njerëzve në Meksikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Meksika është tronditur nga një skenë makabër pasi autoritetet kanë zbuluar disa qese, brenda të cilave gjendeshin pjesë të trupave të njerëzve.

Ishin gati 26 qese të cilat kishin plot me pjesë të trupit të njeriut dhe u gjetën në një luginë. Zyrtarët fillimisht zbuluan 14 qese me pjesë të trupit. Ata u kthyen të mërkurën dhe gjetën 12 të tjera.

Ndërkohë zyrtarët e Mjekësisë Ligjore në shtetin perëndimor meksikan Jalisco po përpiqen të përcaktojnë se sa viktima llogariten në 26 qeset plastike. Zyra e prokurorit të shtetit Jalisco ka thënë në një deklaratë se filloi të mbledhë qeset të martën në komunën e Tonala në periferi të Guadalajara.

Pas kësaj, mbetjet janë dërguar në institutin e shkencës mjeko-ligjore për identifikim.

Sipas mediave, zona ka përjetuar dhunë dhe zhdukje në rritje vitet e fundit./Fjala.al

Të fundit

U vra teksa ishte live në TikTok, Valeria Márquez u tradhtua nga shoqja e ngushtë?

Vrasja brutale e influencueses meksikane, Valeria Márquez, gjatë një transmetimi live në TikTok më 13 maj në sallonin e...

Del në shitje shtëpia e Papa Leonit XIV!Ndodhet në Çikago, në ankand për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV, Papa i parë amerikan në histori, po del në shitje përmes një ankandi luksoz, pas një rritjeje...

‘Humbësit’ nga PS tërheqin kërkesën për pamjet filmike nga KQZ, Gjylameti nuk heq dorë

Kandidatet për deputete Etilda Gjonaj dhe Xhemal Qefalia kanë tërhequr kërkesën e tyre për të marrë pamjet filmike nga KQZ për numërimin e votave. Burime...

Berisha: Zgjedhjet e 11 majit, farsë! Një përmbysje e parimeve themelore të demokracisë

Ish-kryeministri dhe kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar ndaj mënyrës së zhvillimit të zgjedhjeve të 11 majit, duke deklaruar se procesi zgjedhor ka...

EMRAT/ Kush janë 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit! PS mori 83 mandate, PD 50

Zgjedhjet e 11 majit 2025 prodhuan 140 deputetë të rinj dhe të vjetër që do të futen në Parlamentin e ardhshëm. Partia Socialiste mori...

Lajme të tjera

Web TV