Tërmeti, sizmologu grek: Shqipërisë i duhet një hartë të re sizmike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekspertë dhe akademikë nga rajoni, u mblodhën në një konferencë në Tiranë, organizuar nga Akademia e Shkencave. Në konferencë u diskutua ndër të tjera përpilimi i kodit të ri teknik për ndërtimet, në mënyrë që t’i rezistojnë forcës së tërmetit ashtu siç e kanë gjithë vendet europiane.

Tërmeti i 26 nëntorit është padyshim mësim për Shqipërinë, e cila ka ende në fuqi kodin e vjetër, prej tre dekadash, me kushtet e vjetra teknike e antisizmike.

Profesori i njohur i gjeologjisë në universitetin e Selanikut, Spiros Pavlidesi i bën thirrje qeverisë tonë të miratojë hartën e re sizmike pas tërmetit te 26 nëntorit.

Ai madje propozon që Shqipëria mos t’i referohet vetëm eurokodeve por të përpilojë një kod të sajin siç ka bërë Greqia.

Shqipëria është një nga vendet më sizmike të rajonit. Nuk mund të bëhen parashikime për tërmetet por në bazë të statistikave, çdo 30 vjet në Shqipëri ndodh një tërmet i fuqishëm. Duhet të ndërmerren hapa shkencore dhe ligjore në mënyrë që qëndrimet e reja të jenë të qëndrueshme. Ne në Greqi kemi kodet më të mira sepse ishin tërmetet ata që na përcaktuan kodet e reja.”, tha sizmologu Spyros Pavlides.

Kemi një kod të vjetër, edhe në përmbajtje për godinën por edhe për hartat që e ka me intesitete”, shprehet prof. Shyqyri Aliaj.

Ndaj, në një tavolinë me studiues nga rajoni , marr shkas nga tërmeti i 26 nëntorit synohet përpilimi i një kodi të ri sizmik, bazuar në eurokodin 8 të BE-së. Kjo të bëhet e miratuar sepse edhe harta e parë e intesiteteve e 89 u fut vetëm pas tërmetit të 79. edhe sot tërmeti i 26 nëntorit na detyroi që të bëhet e tu shërbejë ndërtimeve të ardhshme”, shtoi më tej Aliaj.

Lexo edhe :  Qeveria miraton prokurim më të shpejtë për ushtrinë gjermane, ja ç’do të thotë kjo

Ndërkohë që të gjithë sizmiologët qetësojnë shqiptarët se një tërmet si ai i 26 nëntorit, me atë magnitudë, nuk ka për të ndodhur për një kohë të gjatë.

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV