Hapja e negociatave/ Vendimi për Shqipërinë merret në mars

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për çështjen e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vendimi nga Këshilli Evropian do të merret me 26-27 mars.

Metodologjia e re e zgjerimit e kërkuar nga Franca do të jetë prioritet i liderëve të Unionit në diskutimet e tyre nëse do t’i japin dritën jeshile vendit tonë.

Eurokomisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi ka ndërmarrë një sërë takimesh me përfaqësuesit kritik të Unionit përsa i përket zgjerimit.

Ai ka diskutuar më nga afër me Kryeministrin francez dhe me ministrin e Jashtëm holandez për metodologjinë e re të zgjerimit dhe hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Pas këtyre takimeve, një nga vendet skeptike për Tiranën zyrtare, Holanda, i ka kërkuar institucioneve shqiptareve rezultate konkrete për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ndërsa presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi ditën e premte që tani është radha e Unionit që të mbajë përgjegjësinë e saj përballë Ballkanit Perëndimor.

Sipas saj nuk duhet të ndryshojnë rregullat, por metodologjia e re dhe negociatat për Tiranë dhe Shkupin duhet të ecin paralelisht.

Por nga ana tjetër një nga mbështetësit kryesor të Shqipërisë, në fund të 2019 Bundestagu gjerman i kërkoi vendit tonë që përfundojë me reformën zgjedhore dhe të bëjë funksionale Gjykatën Kushtetuese funksionale para konferencës ndërqeveritare.

Pavarësisht kërkesave të gjermanëve, Kushtetuesja ka mbetur në ngërçin politik mes mazhorancës dhe Presidentit dhe për këtë arsye ka përfunduar në Venecia.

Ndërsa për reformën zgjedhore, ndërkombëtarët kërkojnë konsensus politik, dhe për këtë arsye miratimi i ndryshimi po zvarritet pasi nga njëra anë PD nuk preferon të ulet në tryezën e Komisionit të Posaçëm, ndërsa nga ana tjetër opozita parlametare kushtëzon votën e saj me ndryshimin e sistemit. /Fjala.al

Të fundit

Uvil Zajmi, koleksionisti i 845 kravatave: Më mungon vetëm e Ramës, Berishës e Nanos

Tavolina në studion e “Rudina” në Tv Klan pasditen e kësaj të shtune ishte e mbushur plot e përplot...

Zbardhet plagosja e 5 personave në Laç, konflikti nisi disa ditë më parë…

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet mbi përplasjen me armë zjarri në Laç, ku mbetën të plagosur pesë të rinj. Sipas hetimeve paraprake dhe...

Pak ditë para diplomimit, masakrohet për vdekje me thikë studentja britanike në SHBA

Një studente britanike e infermierisë që studionte në SHBA është gjetur e masakruar për vdekje me thikë në një apartament në Hjuston të Teksasit,...

I morën jetën për një dashuri: E vërteta e vrasjes së 22-vjeçarit Stiven Toshkëzi

Në 22-vjetorin e munguar të Stivit... Dhimbja që s’e përshkruajnë dot fjalët Nga Entela Kaloti “ Stivi nuk është larguar, është këtu. Nuk ka ikur asnjë...

Datat më të rëndësishme të muajit MAJ, cilat shenja të zodiakut përfitojnë më shumë?

Maj 2025 vjen si një moment kyç astrologjik, ku forcat kozmike bashkohen për të sjellë transformim dhe rigjallërim. Pranvera është në kulmin e saj,...

Lajme të tjera

Web TV