Izrael – Iran/ Ç’tensionim apo qetësi para stuhisë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fjalët e kryeministrit të Izraelit ishin të qarta. Vendi i tij do të kundërgodasë fort, në rast se sulmohet nga Irani. “Shteti i Izraelit është spirancë e qëndrueshme në ujërat e trazuara të Lindjes së Mesme”, tha Benjamin Netanjahu të mërkurën në kuadër të një konference në Jerusalem.“Ne jemi të vendosur përballë atyre që duan të na shkatërrojnë. Kushdo, që përpiqet të na sulmojë ne, do të përjetojë një kundërgoditje të fuqishme.”

Soleimani, komandanti i njësive iraniane al-Kuds, që u vra nga një sulm i SHBA-së, është përgjegjës për vdekjen e shumë njerëzve të pafajshëm, deklaroi Netanjahu më tej. “Ai ka destabilizuar shumë vende.

Dekada me radhë ai ka ngjallur frikë, mjerim e shqetësime dhe planifikonte edhe më keq.” Presidenti i SHBA-së Trump duhet të përgëzohet për veprimin e tij të shpejtë, të vendosur e të guximshëm, tha Netanjahu. “Atë që unë e kam thënë hapur ditët e fundit, e mendojnë shumë kryetarë shtetesh e qeverish në Lindjen e Mesme.”

Të mërkurën kabineti i sigurisë në Izrael zhvilloi një mbledhje që zgjati pesë orë, për t’u konsultuar për situatën aktuale.

Protesta kundër SHBA dhe Izraelit pas sulmit me dron të SHBA në Lahore, Pakistan

Konsensus në Izrael

Deklarata e Netanjahut pasqyron mendimin e shumicës së qytetarëve në Izrael, thotë Alexander Brakel, drejtues i zyrës së fondacionit Konrad-Adenauer në Jeruzalem. “Në Izrael mbizotëron konsensusi përtej kufijve partiakë, se ndaj Iranit duhet përdorur një gjuhë mjaft robuste. Lëshimet ndaj Iranit sipas shumicës së qytetarëve as nuk janë të përshtatshme dhe as nuk i shërbejnë qëllimit. Ndaj si politikanët e mazhorancës edhe ata të opozitës e kanë përshëndetur këtë goditje.

Miratimi me shumicë të madhe në Izrael i këtij veprimi ka të bëjë me faktin, që Soleimani dhe shefi i “njësive të mobilizimit popullor”, Abu Mahdi al-Muhandis gjithashtu i vrarë, konsiderohen si përgjegjës për sulmet ndaj Izraelit. “Që nga maji, Irani ka sulmuar jo vetëm SHBA-në, Izraelin, Arabinë Saudite dhe cisternat e naftës në rajon”, thuhet në një analizë të Jerusalem Post. “Irani sulmoi me raketa Izraelin në janar, në shtator dhe në nëntor 2019.”

Opsionet e Iranit

Irani mund ta atakonte Izraelin në mënyra të ndryshme. Një studim i “International Crisis Group” i rendit reagimet e mundshme të Iranit pas vrasjes së Soleimanis. Si mjaft të rrezikuar konsiderohen jo vetëm Izraeli, por edhe Iraku. Në këto territore mund të zhvillohet një luftë e tërthortë.

Lexo edhe :  Gruaja kap burrin duke e tradhtuar në një furgon, reagimi e saj që u bë viral (VIDEO)

Edhe diku tjetër mund të godasë Irani: Përmes ngushticës së Hormusit duke vështirësuar qarkullimin e anijeve dhe transportet e naftës. Por edhe Izraeli mund të preket nga konflikti: “Në Siri loja si macja me miun mes Iranit dhe Izraelit mund të dalë jashtë kontrollit dhe ta shfuqizojë gjendjen e gadishmërisë reciproke mes Izraelit dhe Hisbollahut, që që prej vitit 2006 mban në qetësi kufirin mes Izraelit dhe Libanit.”

Revista “National Interest” përmend edhe skenarë të tjerë të mundshëm. Milicët aleatë të Iranit nga Rripi i Gazës mund të sulmojnë Izraelin. Po ashtu mund të mendohet edhe një goditje nga Libani prej Hisbollahut, ose një sulm nga toka siriane prej milicëve aleatë të Iranit atje. “Këto forca mund të cenojnë edhe trupat dhe vendbanimet në kodrat e Golanit.”

Të gjitha këto aksione do të kishin për Iranin avantazhe të dyfishta: Së pari do të ofronin shansin, për të prekur një aleat të ngushtë të SHBA-së. “Së dyti me ndihmën e aleatëve të Iranit në Liban, në Siri dhe në Rripin e Gazës do të ishte një lojë e lehtë për ta atakuar Izraelin, pa i involvuar direkt forcat iraniane dhe tokën iraniane.”

Izraeli mbështetet tek vendosmëria ushtarake

Pavarësisht rreziqeve të tilla jeta e përditshme në Izrael rrjedh si zakonisht, thotë Alexander Brakel. “Kufizimi më i madh për opinionin ishte bllokimi me orë të tëra i një zone për ski në kodrat e Golanit, relativisht afër kufirit me Sirinë.” Në disa pika kontrolli kufitar në territoret autonome palestineze janë kryer kontrolle të përforcuara. “Por në përgjithësi vendi ndodhet në gjendje në normale.”Se çfarë hapash do të vendosë të ndërmarrë regjimi në Teheran, është e vështirë të parashikohet.

Por sido që të të jenë sulmet e mundshme të Iranit me milicët aleatë, thotë Brakel: Sulmuesit potencialë duhet ta kenë të qartë, se përgjigja izraelite ndaj goditjes do të ishte masive. “Në Izrael ekziston mendimi, se Iranit i duhet kundërvënë ashpër dhe me vendosmëri. Vetëm kështu ai mund të tërhiqet prej sulmeve.”/DW

Të fundit

Incident i rëndë në Korenë e Jugut, avioni bombardon gabimisht Kishën

Shtatë persona mbetën të plagosur në Korenë e Jugut, katër prej të cilëve në gjendje të rëndë, pasi një...

Pensionet/ Sa vite punë duhet të keni minimalisht për të qenë përfitues

Me 129 vota pro dhe asnjë kundër, senati italian miratoi në seancën e djeshme plenare marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore me...

1 mld dollarë, shifër rekord për pjesëmarrësit në Botërorin e Klubeve 2025

Kupa e Botës për klube që do të zhvillohet këtë verë, do të vijë në një format krejtësisht të ri. Më shumë klube pjesëmarrëse...

Automjeti përplaset me autoambulancën te “Shkëmbi i Kavajës”, përmbyset në rrugë

Një aksident është regjistruar në afërsi të shkëmbit të Kavajës. Mësohet se në aksident janë përfshirë një autoambulancë dhe një makinë. Ambulanca ishte nga spitali i...

Makina hyn në mes të fushës dhe tërheq zvarrë dy të mitura, ndërron jetë 10-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Britani. Një vajzë 10-vjeçare ka ndërruar jetën, ndërsa një 8-vjeçare është plagosur, pasi janë përplasur nga...

Lajme të tjera

Web TV