Moti për sot/ Rikthehen vranësirat, reshje dëbore në zonat malore

Kjo fundjavë do të vijë me vranësira.

Përgjatë maleve do të ketë reshje të dobëta dëbore dhe në pjesën tjetër të vendit reshje lokale shiu.

Era, do të fryjë nga kuadrati i lindjes e lehtë e mesatare në brigjet e Adriatikut, duke u pasuar nga një valëzim i ulët i forcës 2 deri 3 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -4ºC deri në 7 ºC

zonat e ulëta -1ºC deri në 14ºC

zonat bregdetare 1ºC deri në 15 ºC