Taksat e makinave, procedura për pagesën online

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pagesa e taksës vjetore të mjeteve të përdoruara dhe  mjeteve të luksit mund të kryhet edhe online. Për të shmangur radhët e gjata në dyert e zyrave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor për pagesën e taksave qeveria ka vendosur ta ofrojë këtë shërbim përmes portalit e-albania. Pronarët e mjeteve duhet të disponojnë dy dokumente për të aplikuar në portalin qeveritar.

Dokumentacioni i nevojshëm

  1. Dokumenti i identifikimit të përdoruesit: kartë identiteti ose pasaportë biometrike, i nevojshëm për t’u identifikuar si qytetar në portalin e-Albania;
  2. NUIS (Numri Unik i Identifikimit të Subjektit), i nevojshëm për t’u identifikuar si biznes në portalin e-Albania.

Hapat e procedurës

  1. Identifikohuni si qytetar ose biznes në portalin e-Albania;

2.  Zgjidhni shërbimin “Pagesa e taksës vjetore të mjeteve të përdoruara/ mjeteve të luksit”;

3. Klikoni butonin” Përdor” për të parë automjetet që dispononi;

4.  Zgjidhni mjetin për të cilin dëshironi të shikoni taksat përkatëse dhe klikoni butonin “Zgjidh”;

5.  Klikoni butonin ” Llogarit”  në rast se keni taksa të papaguara për të parë vlerën e tyre;

6.  Në rast se do të kryeni pagesën online, klikoni butonin “Paguaj” dhe ndiqni hapat për të kryer pagesën;

7.  Pagesa mund të kryhet përmes Bankës Credins, me një kartë debiti ose krediti brenda dhe jashtë Shqipërisë.

8.  Konfirmimi i pagesës bëhet pranë drejtorisë rajonale përkatëse të DPSHTRR-së

Shënim:

Në rastin kur shërbimi shfaq: “Nuk ka të dhëna!”, arsyet e mos shfaqjes së të dhënave janë:

1. Nuk ka automjete të regjistruara në pronësi të qytetarit ose biznesit;

2. Ekzistojnë raste kur ka automjete të regjistruara në pronësi të qytetarit ose biznesit, por në të dhënat e pronarit nuk është i regjistruar Numri i Identifikimit të tij (NID).

Lexo edhe :  Pse mallrat po pësojnë luhatje të mëdha dhe të shpejta të çmimeve

Në këto raste, lutemi që të drejtoheni pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor për plotësimin e të dhënave tuaja në regjistrin elektronik të DPSHTRR-së.

 

Të fundit

Është rritur efikasiteti i karburantit apo… evazioni në dogana?

Nga Eduard Zaloshnja Nga të dhënat zyrtare  rezulton se numri i automjeteve të regjistruara me targa shqiptare është trefishuar në...

“Mirror”: Zbuloni Rivierën Shqiptare – nga hotelet luksoze deri te gjiret e izoluara

Me kasolle buzë detit, rërë të bardhë të valëzuar dhe ujëra bruz, destinacioni evropian është krahasuar me ishullin e bukur të Azisë Jugore –...

Dy viktima nga zjarret në Elbasan dhe 6 fshatra të djegur plotësisht

Një tjetër viktimë dyshohet se është regjistruar në qarkun e Elbasanit si pasojë e zjarreve që kanë pushtuar vendin. Pas 80-vjeçarit i cili humbi...

Enigmat mbretërore, shtohet misteri i Varrit të Ledi D

Vera është stina që na kujton Zonjën Diana . Princesha e Popullit lindi më 1 korrik 1961 dhe vdiq më 31 gusht 1997. Muaji...

Nga gulagët sovjetikë te Nobeli, një jetë e shkruar me fjalë që nuk iu nënshtruan kurrë

Nga Leonard Veizi Në historinë e letërsisë moderne, pak figura shfaqen me një kontrast kaq të fortë mes heshtjes së dhunshme dhe fjalës së lirë...

Lajme të tjera

Web TV