“Djemtë në burg më japin çokollata”/ Zogu i Tiranës’ rrëfehet nga qelia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas skandalit të përgjimeve, Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”. rrëfen si ndihet brenda qelive të burgut 313 në Tiranë.
Përmes një bisede telefonike për “Panorama Plus”, ai ka thënë se shkon shumë mirë më të dënuarit e tjerë.

Telefonata e Hermes Nikaj:

E si po ia kalon në Burgun 313? Ka diçka argëtuese në këtë dramë jete?

Unë këtu po bëj 5 javë në total. Më kanë trajtuar shumë, shumë mirë, pasi unë jam me kujdes të veçantë. Po gjendja ime shëndetësore e psikologjike është e rënduar. Nuk mund të rrijë një gazetar i mbyllur në qeli.

Si sillen të burgosurit me ty, ndihesh i frikësuar?

Jo, më trajtojnë me kujdes. Sillen shumë mirë, më sjellin çokollata, paketa, përkujdesen për mua.

Je bërë mik special me ndonjë?

Patjetër, unë shoqërohem me të gjithë këtu. Mua më do çdo mashkull, malësor apo fushor të jetë.

Të ka transformuar burgu fizikisht?

Kështu vazhdoj të jem seksi dhe vazhdoj të vishem bukur. Këtu më thërrasin “o seksi i burgut” të gjithë, nga të burgosurit e deri te gardianët. Më thonë “sa erdhe ti na zbukurove burgun, o dielli i burgut!

Çfarë ke bërë ti aty për të tërhequr vëmendjen?

Unë vëmendjen e kam pasur sepse mua më njeh gjithë bota. Jam shumë i kënaqur nga Burgu 313, pasi këtu më trajtojnë mirë. Jam në kat të tretë, ku vuajnë dënimin njerëz të ngritur e çuna jo problematikë, të qetë, siç më thonë shefat këtu.

Janë të mirë në pamje?

Po janë yje, nga dy metra dhe të gjithë më drejtohen jo me emër, por “o zemra ime”.

Lexo edhe :  Rihanna surprizon në Met Gala, këngëtarja është shtatzënë për herë të tretë

Kujtojmë se Nikaj ndodhet në qeli pasi akuzohet për prostitucion. Ai u kap në flagrancë, në një hotel në autostradë së bashku me një djalë nga Mamurrasi. Në përgjimet e dosjes ku është i përfshirë “Zogu”, lakohen edhe një sërë emrash të tjerë të showbizz-it.

Të fundit

Shqipëria drejt Europës/ Fletët e votimit në Zapod të Kukësit shpërndahen me mushka

Në zonën malore të Zapodit, në Bashkinë Kukës, procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11...

Parashikimi i motit për sot, 11 maj 2025

Do të vijojnë masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa duke sjellë në territorin Shqiptar mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira të shpeshta të...

“El Clasico” e së dielës/ Superkompjuteri, asnjë shans për Realin e Madridit

“El Clasico” e së dielës është praktikisht një finale, veçanërisht nëse Barça fiton. Të besuarit e Ançelotit do të synojnë të sulmojnë në “Montjuiç”...

Asnjë votë për dorën që godet edhe të vetët

Ardit Rada Këtë të diel, shqiptarët do të votojnë për një parlament të ri. Në këtë garë merr pjesë edhe një figurë e errët e...

Shqipëria voton/ 3.7 milionë shqiptarë zgjedhin sot parlamentin e ri

3 713 761 milionë shtetas shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, nga të cilët 114,642 votues për herë të parë do t’i drejtohen këtë të...

Lajme të tjera

Web TV