Dy vjet nga ikja e Rexhep Çelikut, Lili Cingu e përkujton me album fotosh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Legjenda e valles Rexhep Çeliku jeton kudo në zemrat tona..”. Kështu do të shprehej në faqen e saj në Facebook, valltarja e njohur e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, Lili Cingu, pikërisht në dy vjetorin e ndarjes nga jeta të partnerit të saj kryesor në kërcim, Rexhep Çelikut. Me këtë rast Cingu ka postuar dhe një seri fotosh nga jeta skenike e saj përkrah valltarit të madh.

Rexhep Çeliku u lind më 19 korrik 1954. Nga viti 1976 ishte solist i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. Numëron në repertorin e tij artistik rreth 8 mijë shfaqje, ku ka interpretuar 32 mijë role brenda dhe jashtë vendit.

Është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh”, akorduar nga Presidenti i Republikës Alfred Moisiu me motivacionin “për interpretim me nivel të lartë artistik të të gjitha valleve shqiptare dhe transmetimin e saj duke ruajtur origjinalitetin” dhe me titullin “Nderi i Kombit” nga Presidenti Ilir Meta pak dite para ndarjes së tij nga jeta. U nda nga jeta më 12 janar 2018 në moshën 62 vjeçare.

Të fundit

Rinovimi i kartonit CAP, Rama: Bëhet pjesë e lejes së drejtimit

Një lajm i mirë për drejtuesit profesionistë të mjeteve vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor...

Vritet me thikë 32-vjeçari në Divjakë, shkak sherri për kanalin vaditës

Një 30 vjeçar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit në një lokal në Divjakë, pasi është qëlluar disa herë me thikë. Ngjarja...

Siguroni pronën dhe shëndetin, mos shkoni dy ditë në plazh!

Nga Ermal Mulosmani Sipas të dhënave të AMF-së, pagesat që ka bërë SIGAL për klientët e vet, në 6 muajt e parë të vitit, janë...

Shqipëria në kërkim të pilotëve ushtarakë, “KAYO” do të merret me trajnimin

Shqipëria vijon t’i mbajë sytë te ushtria. Vendi synon të shtojë flotën e pilotëve të avionëve luftarakë. Për përgatitjen e tyre është ngarkuar KAYO,...

Situata e përsëritur me zjarret vitet e fundit, eksperti i sigurisë: Kambanë alarmi

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Fatjon Softa, duke folur për zjarret në studion e News24 moderuar nga Megi Latifi, u shpreh se ku situata...

Lajme të tjera

Web TV