Kërcënon gruan me armë, pranga lezhjanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm dy ditë nga një krim i rëndë që ndodhi në një familje në Paskuqan, është një tjetër kërcenim serioz në Lezhë. Por policia ka ndërhyrë në kohën e duhur duke e sjellë në pranga agresorin që i bie të jetë kryefamiljari.

Sipas të dhënave Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 50-vjeçar, banues në Pllanë, me akuzën për dhunë në familje.

Sipas policisë, shtetasi Z. K në mënyrë sistematike ushtronte  dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij duke e kërcënuar se do ta vriste me armë zjarri.

Mbrëmjen e djeshme ajo kishte njoftuar Policinë, e cila ndërhyri për arrestimin.

Gjatë kontrollit në banesë ju gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov me krehër me 10 fishekë,  një kuti metalike me 750 copë fishekësh luftarak dhe 10 m fitil zjarr-përcjellës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”. /Fjala.al/

Të fundit

Kërkuan rinumërim në Tiranë e Durrës, KAS rrëzon 4 kandidatët e PD-së

Kërkesat e katër kandidatëve të Partisë Demokratike për të rinumëruar kutitë e votimit në qarqet Tiranë e Durrës u...

Ambasada Amerikane lëshon mesazhin e radhës: “Minimi i zgjedhjeve cenon partneritetin”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një mesazh të Samuel Samson, zyrtar i lartë në Byronë për Demokraci, të Drejtat e...

AKU: Vezët me salmonelë në Gramsh janë kontaminuar në kopsht, jo nga furnizuesi

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton opinionin publik se mostrat e marra në Kopshtin Nr. 1 Gramsh kanë rezultuar pozitive me Salmonelë. Por, pas verifikimeve...

Shenjat më me fat të muajit qershor

Stina e verës sjell energji të reja për të gjitha shenjat e horoskopit. Universi ju ofron një mundësi të artë për të bërë ndryshime...

100 mijë shqiptarë me portofol në monedha digjitale, të ‘fiksuar’ pas Bitcoin

Eksplorimi i parasë digjitale duke blerë e shitur kriptomonedha nuk është më tabu për shqiptarët. Mjafton të kesh një telefon me internet, dhe regjistrohesh...

Lajme të tjera

Web TV