Kosova në alarm/ 15-vjeçarët përdoruesit më të mëdhenj të drogës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përdorimi i drograve tashmë nuk është më tabu. Shqipëria dhe Kosova kanë një trend të frikshëm të këtij përdorimi. Kohëve të fundit, të dhënat flasin se janë fëmijët përdoruesit më të mëdhenj të lëndëve narkotike dhe është shumë vështirë mbajtja nën kontroll.

Po nëse Shqipëria prej shumë e shumë vitesh merr vendime, harton drafte e vendos ligje, të cilat rrallë në mos hiç zbatohen, Kosova është përballur së fundmi me këtë dukuri. Është kreu i Task-Forcës së Kosovës që ka dhënë alarmin mbi moshën mesatare të të rinjve që janë përdorues të narkotikeve.

Sipas tij mosha mesatare e përdoruesve të narkotikëve është nga 15 e deri 21 vjeç, të cilët konsiderohen një ndër përdoruesit më të mëdhenj të drogës.

Shefi i Taskë Forcës kundër Drogës në shkollat e Kosovës, Avdullah Hasani, në një intervistë për Ekonomia Online, tha se kanë punuar në hartimin e një draft vendimi që pritet të miratohet së shpejti. Ky draft ka të bëjë me masat që do të ndërmerren me qëllim të parandalimit të shpërndarjes dhe konsumimit të narkotikëve nga të rinjtë.

“Në vitin 2019 kemi pasur vetëm pak muaj të themelimit në kuadër të fushë veprimtarisë me qëllim të vendimit të qeverisë, Task Forca antinarkotike te të rinjtë dhe siguri në shkolla i ka përafruar qëndrimet me ministritë e linjës për vendimet të cilat do t’i marrë qeveria e Republikës së Kosovës. Kemi punuar një draft vendim me masa që do ndërmerren me qëllim të parandalimit të shpërndarjes dhe konsumimit të narkotikëve nga të rinjtë. Draft vendimi është gati dhe pritet të miratohet së shpejti”.

Ajo që është shqetësuese, sipas Hasanit, është fakti se përdorimi i narkotikëve nga të rinjtë dita-ditës po shtohet.

Lexo edhe :  Gati 300 zjarre brenda tre ditëve në Kosovë,dyshohet se shumica janë shkaktuar nga njeriu

“Përdorimi i narkotikëve nga ana e të rinjve fatkeqësisht nga dita në ditë është duke u shtuar. Ka pasur probleme të sensibilizimit apo mos aktivitete të mos sensibilizimit për dëmet që i shkaktojnë përdoruesit e narkotikëve. Së bashku me këshillin e  prindërve të cilët do të kenë një rol aktiv lidhur me masat që do të merren”, tha ai për Ekonomia Online.

Hasani tha se mosha e përdoruesve të narkotikëve është 15-21 vjeç derisa paralajmëroi se do të fillohet me një një fushatë sensibilizuese të madhe ku do të përfshihen të gjitha institucionet anëtare të Task Forcës.

“Kam kërkuar edhe nga Komisioni i Pavarur i medieve që ta parandaloj promovimin e narkotikëve në republikën e Kosovës. Nga Inspektorati Farmaceutik kam kërkuar që të merren masa për parandalimin e shitjes së narkotikëve pa receta në barnatore.

Nga Inspektorati i Tregut kam kërkuar që së bashku me policinë të kenë bashkëpunim më të madh për të parandaluar shitjen e duhanit, narkotikëve dhe alkoolit nga të rinjtë nën moshën 18 vjeçare. Nga Dogana e Kosovës kemi marrë masa dhe në ditët në vijim do të nënshkruajmë marrëveshjet përkatëse”.

“Në Kosovë 15 deri 21 është mosha më e madhe e përdoruesve të narkotikëve. Në vitin 2020 do të fillojmë më një fushatë sensibilizuese të madhe ku do të përfshihen të gjitha institucionet anëtare të Task Forcës”- tha ai! /Fjala.al/

Të fundit

Grevë në 13 aeroporte të Gjermanisë, anulohen katër fluturime nga Prishtina

Një grevë njëditore në 13 aeroporte gjermane çoi në pezullimin e shumicës së fluturimeve, përfshirë katër fluturime nga Aeroporti...

Ushtarët e Gardës Kombëtare të Nju Xhersit stërvitje të përbashkët me FA-të në Zall Herr

Ambasada e SHBA në Shqipëri ka njoftuar në rrjetet sociale se sot fusha e futbollit në Zall Herr u shndërrua në një terren stërvitor...

Ironizon juristi/ Mijëra të sapo diplomuar duan të katapultohen deputetë për 24 orë

Juristi Kreshnik Spahiu flet për kandidaturat për deputetë në PS, nisur edhe nga deklarata e Ramës se shumica e grupit parlamentar do të garojë në listë...

U vodh nga muzeu rreth 50 vjet më parë, gruaja refuzon të dorëzojë pikturën

Piktura ‘Madonna and Child’ (Maddona dhe Fëmija) e shekullit të 16-të u zhduk pa lënë gjurmë pasi u vodh nga një muze në Italinë...

Berishës s’i del inati: Votuat në 5 minuta arrestimin tim, karma ju vjen prapa

Opozita dhe maxhoranca e përdorën foltoren e kuvendit për të bërë fushatë elektorale. Sali Berisha renditi ata që i quan ‘zezat’ e kësaj qeverie...

Lajme të tjera

Web TV