Mbetjet spitalore, si ndotet plazhi i Vilë Bashtovës nga lumi Shkumbin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zona në plazhin e Vilë Bashtovës, në Kavajë, saktësisht në grykëderdhjen e lumit Shkumbin, ofron një pamja jo të zakonshme.

Mes këtij pirgu masiv plastikash, kanoçesh dhe qelqurinash, nuk mungojnë as mbetjet spitalore.

Ndotja në Vilë Bashtovë, shkaktohet nga lumi Shkumbin, në të cilin hidhen mbetje që nga Librazhdi dhe deri në Rrogozhinë, raporton një kronikë televizive e transmetuar nga Top Chaneel.

Po ato vijnë nga Librazhdi, Prrenjasi, Elbasani. Këto që merren me mbetjet spitalore që i hedhin në lum, ato detyrimisht do vijnë këtu. Kemi dy vjet që nuk kapim peshk, edhe ai që kapim është pothuajse i ngordhur. Levrek, me gotë plastike të përcjellë në stomak edhe ishte gati i ndodhur”, thonë banorët.

Një nga shkaktarët kryesorë të ndotjes në Vilë Bashtovë, është fakti që lumi Shkumbin, gjatë rrjedhës së tij, has në vendgrumbullime të tillë mbetjesh, siç është ky pas meje në qytetin e Rrogozhinës dhe një pjesë mbetjeve lumi e merr dhe e depoziton në det.

Edhe vet banorët e zonës shprehen të shqetësuar për mbetjet që depozitohen në vendgrumbullim, por edhe ato që hidhen në lum.

Mbeturinat që hedhin në lum, i sjell. Po këtu është bërë keq fare. Është bërë si qendër”, thotë një tjetër.

Por lumi Shkumbin ndotet edhe nga fshatrat e Elbasanit, mbetjet e të cilëve përfundojnë në shtratin e tij. Por gjatë rrugës, ka edhe biznese të tilla siç janë midis Elbasanit dhe Peqinit që mbetjet i hedhin në lumë.

Të gjitha këto mbetje, që fillojnë të grumbullohen nga Librazhdi, Përrenjasi, Elbasani, Peqini dhe Rrogozhina, lumi Shkumbin, i çon në det.

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV