Rriten temperaturat, java që vjen pa shi dhe dëborë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fundjava e dytë e janarit u mbyll me reshje shiu afatshkurtra në zonat fushore, dhe reshje dëborë në zonat malore.

Dita e sotme ka pas vranësira që do të vijojnë në orët e ardhshme duke bërë që të kemi reshje të pakta shiu në zonat qendrore dhe jugore ndërsa në zonat veri-lindore reshjet pritet që të jenë të pakta por në formën e dëborës”, bën të ditur për mediat specialisti i Metoalb, Hakli Osmani.

Sipas sinoptikanëve shiu do të largohet në zonat malore, duke ndaluar kështu flokët e dëborës.

“Duke filluar nga dita e hënë dhe në vijim  do të kemi kthjellime në territorin shqiptar duke bërë që  që vranësirat të jenë më të paktë dhe të fokusuara kryesisht në zonat malore“ , thotë Osmani.

Kjo javë do të jetë më e ngrohtë se ajo që lamë pas. Temperaturat do të vijojnë nga vlerat negative në ato pozitive.

Për sa i përket vlerave termike pritet që ato të shënohen më -4 dhe -5 gradë celsius në zonat malore, ndërsa përgjatë ultësirës perëndimore pritet që vlera maksimale të shënohet 15 gradë celsius”, thotë Osmani.

Të fundit

Dilema e liderëve evropianë pas ftesës në Shtëpinë e Bardhë: Të shmangin kurthin e Trump

Evropianët dhe britanikët janë aktualisht në duart e Donald Trump sa i përket çështjes së Ukrainës, dhe momenti i...

Zelensky: Rusia po e ndërlikon përfundimin e luftës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se refuzimi i vazhdueshëm i Rusisë për të pranuar një armëpushim po e komplikon përpjekjen për të përfunduar...

“Dead Ringers”, një udhëtim i errët në labirintin e ndërgjegjes

Nga Leonard Veizi Një klinikë sterile, një sekret i errët. Në Toronto-n e ftohtë dhe të përmbajtur, pas mureve sterile të një klinike moderne fertiliteti, dy...

Zgjerohet sipërfaqja e zjarreve në Parkun e Gërmenjit, në terren 65 forca

Situata e zjarrit në Parkun Natyror të Gërmenjit paraqitet disi më e qetë dhe nuk ka shumë vatra të reja të zjarrit, por sipërfaqja...

Aksident në autostradën Levan–Vlorë, përplasen disa automjete

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Levan–Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja. Në aksident janë përfshirë disa automjete, duke...

Lajme të tjera

Web TV